E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton konfirmon takimin e zyrtareve amerikane me perfaqesues te grupit Hakani

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton konfirmoi se zyrtare te Shteteve te Bashkuara jane takuar me perfaqesues te grupit militant Hakani per te biseduar mbi ndaljen e dhunes ne Afganistan.

Sekretarja Klinton tha sot se zyrtare qeveritare pakistaneze kishin ndihmuar ne organizimin e takimit paraprak mes amerikaneve dhe disa pjesetareve te grupit Hakani per te vene ne prove gatishmerine e grupit te lidhur me Al-Kaiden per te marre pjese ne bisedimet per paqe.

Zyrtare te larte amerikane thane se takimi ishte zhvilluar veren e shkuar.

Nderkohe Sekretarja Amerikane e Shtetit i beri thirrje Pakistanit tu mohoje strehimin kryengritesve dhe te inkurajoje talebanet ne Afganistan te hyjne ne bisedimet per paqe pas 10 vjet luftimesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›