E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton mesazh urimi shqiptarëve për Fiter Bajramin

TIRANE- Për festën e Fiter Bajramit një urim i vecantë për myslimanët shqiptarë është dërguar dhe nga Sekretarja amerikane e shtetit. Nëpërmjet një mesazhi urimi dërguar Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto, zonja Hilton uron që kjo festë të kalohet në paqe dhe gëzuar.

““Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”, thotë zonja Klinton në mesazhin e saj, duke shtuar se vlerëson punën e madhe të myslimanëve në cdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›