E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryepolici grek Problemet ne kufi per kalimin e emigranteve vetem teknike

Problemet në pikat kufitare gjatë kalimit të emigrantëve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, nga kreu i policisë greke janë konsideruar si probleme teknike.

Kreu i Policisë Greke, Elefterios Ikonomu, pas takimit me Drejtorin e përgjithshëm të policisë shqiptare, Hysni Burgaj, tha se problemet me kompjiterat janë të mundshme dhe se cilësia e shërbimit në dogana është rritur.

“Ne kemi punuar për rritjen e cilësisë së shërbimit në pikat kufitare dhe kjo është e prekshme nga çdo person.

Sa herë ka patur probleme, pas bisedimit, jemi munduar të gjejmë zgjidhje të menjëhershme.

Mendoj se ka rëndësi dëshira e madhe për bashkëpunim dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona duhet marrë shembull në Ballkan.

Sa u takon kontrolleve të hollësishme që bëhen në dogana, të gjithë duhet të kenë parasysh se ky është viti i parë që shqiptarët lëvizin pa viza dhe ne kemi detyrime ndaj Eomitetit Europian.

Greqia është mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Elefterios Ikonomu.

Ndërkaq, në takim, dy krerët e policisë shqiptare dhe greke kanë biseduar edhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit të dy policive në luftën kundër krimit te organizuar dhe trafiqeve.

Menjëherë pas takimit me kreun e policisë shqiptare Hysni Burgajn, Ikonomu ka takuar edhe ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, takim ky i zhvilluar pa praninë e mediave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›