Elbasan, arrestohet ish-punonjësi i CEZ-it
ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi 39-vjeçarin Ylli Agolli, person ky i shpallur në kërkim policor, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan me gjashtë muaj burg për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës".
Një vit më parë një shtetas nga qyteti i Elbasanit me banim në lagjen "5 Maji" gjeti vdekjen si pasojë e kontaktit me kabllot elektrike.
Banorët e lagjes " 5 Maji" e kishin denoncuar disa herë rastin e kabllit elektrik, i cili kishte rënë nga shtylla dhe varej në rrugë. Mësohet se gjatë këtij viti shtetasi Ylli Agolli ka qenë punonjës i kompanisë CEZ dhe punonte si elektriçist, por edhe pas denoncimeve nuk kishte marrë masat e nevojshme, duke e bërë atë përgjegjës për ngjarjen.
(d.b/BalkanWeb)