Partia e Mubarak gjykata urdheron shperberjen

Pas renies së Mubarak e fillimit të hetimeve ndaj tij dhe familjes në Egjipt shpërbëhet partia e ish- presidentit. Gjykata Supreme Administrative e Egjiptit ka urdhëruar shpërbërjen e ish- partisë udhëheqëse të presidentit të larguar nga pushteti. Gjykata ka vendosur që të gjitha asetet e Partisë Nacional Demokratike të konfiskohen dhe t’i transferohen qeverisë.
Partia e Mubarakut ka dominuar skenën politike të Egjiptit nga viti 1978. Shpërbërja e partisë ishte një ndër kërkesat e protestuesëve që e detyruan Mubarakun të largohet nga detyra në muajin shkurt.
Hosni Mubarak momentalisht është në spital ndërsa zyrtarisht është në paraburgim në pritje të marrjes në pyetje për korrupsion. Përpos Mubarakut edhe dy fëmijët e tij e shumë ish- zyrtarë të tjerë përballen me hetime për korrupsion.