E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton në Kili për të ofruar mbështetjen e SHBA-së

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton mbërriti sot në Santiago për t'i ofruar asistencën e SHBA-së Kilit pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti pak ditë më parë.
"CNN" bën të ditur se kjo vizitë kryhet në kuadër të turit latino - amerikan që po kryen sekretarja e shtetit. Ditën e hënë shefja e diplomacisë amerikane zbriti në Montevideo (Uruguai), stacioni i parë i turit në gjashtë vende(Uruguai, Kili, Argjentinë, Brazil, Guatemala dhe Kosta Rika). Hillari Klinton do të zhvillojë një takim të shkurtër në aeroport me presidenten Michelle Bachelet dhe me homologun e saj, Sebastian Pinera.
"Qeveria e Kilit i kërkoi ndihmë SHBA-së për një spital fushor, ekipe shpëtimi dhe sisteme për pastrimin e ujit", njoftoi dje Philip Crowley, zëdhënës i diplomacisë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›