E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama favorizon reforma të thella në shëndetësi

Presidenti amerikan Barak Obama sot bëri përpjekjen e fundit për të tejkaluar kundërshtimin e republikanëve ndaj planit të tij për shëndetësinë, duke thënë se është i gatshëm t'i shqyrtojë disa propozime të tyre për verzionin përfundimtar të ligjit.
Në një letër që ua dërgoi udhëheqësve në Kongres, Obama tha se ai është i hapur për idetë e republikanëve për t'i hetuar kompanitë, të cilat pranojnë para federale, për t'i rritur kursimet në shëndetësi dhe për të siguruar më shumë mjete për t'i studjuar alternativat mjekësore.
Megjithate, Obama tha se kanë mbetur shumë fusha ku kundërshtimet janë të rëndësishme, dhe insistoi në reformim të gjerë të legjislacionit, duke thënë se reformat që i duan republikanët nuk do t'a kryejnë punën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›