Venezuela ka përkrahur ETA-n dhe FARK-un
Spanja ka kërkuar shpjegime nga qeveria e Venezuelës, pasi që një gjykatës ka akuzuar qeverinë e Venezuelës se ka mbështetur organizatën separatiste baske, ETA, si dhe komplotet e mundshme të kryengritësve të majtë në radhët e organizatës FARK, e cila vepron në Kolumbi, për sulme në territorin e Spanjës.
Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë të Spanjës u theksua se qeveria e Venezuelës ka ndihmuar kontaktet mes këtyre dy grupeve të armatosura, gjatë së cilave FARK-u ka kërkuar ndihmë logjistike nga ETA, në rast se kjo organizatë do të bënte përpjekje për të vrarë zyrtarët kolumbianë, të cilët vizitojnë Spanjën, duke përfshirë këtu edhe presidentin e Kolumbisë, Alvaro Uribe.
Gjykatësi Eloy Velasco kërkoi arrestimin e 13 pjesëtarëve të dyshuar të FARK-ut dhe ETA-s, duke përfshirë këtu edhe një punëtor të qeverisë së Venezuelës, i cili ka lindur në Spanjë.
Qeveria socialiste e Spanjës, e cila ka marrëdhënie relativisht të mira me presidentin socialist të Venezuelës, Hugo Chavezin, kërkoi shpjegim nga Karakasi.
“Qeveria e Spanjës do të veprojë varësisht shpjegimit që do të marrë”, deklaroi kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Në anën tjetër, Venezuela mohoi fuqishëm këto akuza, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Uribe, nuk deshi të komentojë akuzat spanjolle në adresë të Karakasit.