Klinton rinis angazhimet ne krye te diplomacise SHBA

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka rifilluar detyrat e saj zyrtare, 5 ditë pasi doli nga spitali ku u operua për e një mpiksje të gjakut ne koke.
Zonja Klinton, 65 vjeç, foli me asistentet e saj ne një takim me dyer të mbyllura ne fillim te punës javore qe përmban shume takime, tre nga te cilat në Shtëpinë e Bardhë.
Qe pas daljes nga spitali Klinton ka qenë në nje shtëpi pushimi në Nju Jork.
Klinton ka kaluar disa sëmundje gjatë muajit të fundit, duke përfshirë një virus në stomak dhe një tronditje.
Mjekët e saj kanë thënë se presin që ajo të bëjë një rikthim të plotë, por për momentin e kane kufizuar qe te mos ketë lodhje dhe udhëtime.
Zonja Klinton ka planifikuar të takohet me ambasadorët e Irlandës dhe Afrikës së Jugut, të martën, dhe me presidentin afgan Hamid Karzai në fund të javës.
Klinton pritet të japë dorëheqjen në javët e ardhshme. Presidenti Barack Obama ka zgjedhur senatorin John Kerry, deri tani kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë ne Senat, për të pasuar atë ne postin e shefit te diplomacisë amerikane.