E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i dashuri i hajdutes

Pas Fatma Buziut, prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër arresti për të fejuarin e saj, 25 vjecarin Ismail Xhindi. Pas hetimeve intesive prokuroria ka arritur ne perfundim se 25 vjeçari është bashkëpunëtor në vjedhjen e shumës prej 88 mijë franga zviceriane si dhe 4 milion lekë të reja në banesën e Shkëlqim Buziut, ku ky i fundit i mbante në një kasaforte.
Mësohet se hetuesit e çështjes, ndonëse nuk kanë gjetur gjurmë gishtërinjsh në kasafortën e vjedhur, e akuzojnë të riun si bashkëpunëtor në fshehjen e krimit,  si nxitës të vjedhjes. Dy të rinjtë bashkëjetonin prej disa muajsh në një apartament të marrë me qera ne qendër të Durrësit.
Ndërsa paratë mendohet t’i kenë shpenzuar duke bërë një jetë luksi. Vjedhja është bërë për 6 muaj e fundit, ndërsa është zbuluar 4 ditë më parë nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›