E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Ruli, ministër i korruptuar

“Ruli është një ministër që i rëmben tokën banorëve. Ruli shet pronat si të ishin të tijat. Reagimi i sotëm provoi më shumë fajin”. Ky ka qënë reagimi i menjëhershëm i deputetit të PS, Eduard Shalsi pas deklaratave e daljes publike të zëdhëneses së ministrit aktual te Bujqesise Genc Ruli.
 

Zedhenesja Iva Kiço sqaroi sot për dhënien me konçesion të ndërtimit të hidrocentralit Bënçë-Progonat, duke shtuar se kjo eshte vetem nje strategji e Edi Rames, per te nisur zgjedhjet lokale.
 

Deputeti i PS, Shalsi ka theksuar se kjo është një qeveri e babëzitur, dhe se qëllimi i qeveritareve është të pasurohen në kurriz të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›