E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton takohet me presidentin e Uzbekistanit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton ka bërë thirrje për respektim të të drejtave të njeriut në Uzbekistanit. Këtë thirrje Klinton e bëri gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov, regjimi i të cilit është akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

Agjensitë e lajmeve kanë cituar zyrtarë amerikan të kenë thënë se gjatë takimit, Karimov ka premtuar të zhvillojë progres në reformat liberale dhe demokratike, duke thënë se ky progres dëshiron të shihet si një trashëgimi e sundimit të tij.

Karimov ka sunduar Uzbekistanin për më shumë se 20 vite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›