Turqi, rritet numri i të vdekurve nga tërmeti

Rritet numri i personave të vdekur si pasojë e një tërmeti që goditi paraditen e sotme Turqinë Lindore.
Ekspertët kanë deklaruar se më shumë se 1000 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e tërmetit prej 7.3 ballësh që tronditi sot Turqinë.
Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit seizmologjik në Stamboll, tha në një konferencë për shtyp se “500 deri në 1000 persona mendohet të jenë të vrarë nga tërmeti.”
Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.
Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin Ercis.
Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon.
Ministri i shëndetsisë, Recep Akdag, tha se ambulanca dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit.