E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daciç: Nëse shqiptarët sulmojnë, ne do kundërpërgjigjemi

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daciç, ka thënë sërish se demarkacioni është zgjidhja më e mirë për problemet në Kosovë. Ai thotë se duhet të vazhdojnë bisedimet, por Beogradi nuk do të shikojë qetë se si pushteti në Prishtinë po niset në spastrimin e serbëve me një lloj “Stuhie” të re. “Ndoshta sot disa kërkesa të serbëve nuk janë reale, por ajo që sigurisht është joreale është që serbët do të mbesin të jetojnë me Kosovën e pavarur. Prandaj, është mirë që bashkësia ndërkombëtare të bisedojë me serbët. Po ashtu, nuk jam i sigurt nëse të gjithë faktorët në bashkësinë ndërkombëtare e duan zgjidhjen paqësore”, ka thënë Dacic. “Unë i përkas linjës së ashpër kur është fjala tek Kosova. Mendoj se Serbia duhet të caktojë disa linja të kuqe. Nëse Turqia mund të thotë se sulmi në Sarajevë është sulm në Turqi, ashtu edhe sulmi në pjesën veriore të Mitrovicës është sulm në Serbi. Nëse Rezoluta 1244 nuk respektohet, atëherë nuk mund të presin nga ne, që të respektojmë diçka që askush nuk respekton. Pse nuk kthehen 1000 policë e ushtarë tanë në Kosovë? Bashkësia ndërkombëtare nuk do të flaës e te komentojë për këtë. Unë gjithmonë has në gjykimin se kjo nuk është reale. Prandaj, mendoj se nëse shqiptarët sulmojnë veriun e Kosovës, Serbia duhet të përgjigjet”. Pyetjes se me këtë përgjigje ai mendon ndërhyrjen e forcave të Serbisë, Daciç përgjigjet: “Me dhunë nuk mund të përgjigjesh duke e kthyer faqen tjetër”. “Pra, nëse Thaçi niset në ofensivë kundër serbëve, me siguri nuk do ta shohim duarkryq “stuhinë” e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›