E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton vizitë 4-ditore në Kinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, filloi një vizitë katër ditore në Kinë në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo u përshëndet me entuziazëm nga një grup i madh njerëzisht, kryesisht kinezë, ndërsa u ndal në Ekspozitën Botërore të Shangait.

Në vizitën e saj sekretareja amerikane e shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të mos jenë dakord për një seri çështjesh, por të dy vendet duhet “të shfrytëzojnë mundësi” të tilla si kjo ekspozitë për të shtuar mirëkuptimin mes dy popujve. Klinton në vizitën e saj ndalet dhe në Pekin për bisedime me karakter ekonomik dhe politik. Bisedimet ka të ngjarë të përqëndrohen edhe në fundosjen e anijes luftarake të Koresë së Jugut për të cilën fajësohet Koreja e Veriut.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›