E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në West Point, në diplomimin e kadetëve

Presidenti amerikan Barak Obama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në akademinë e famshme ushtarake amerikane në West Point. Në fjalën e tij ai u tha diplomantëve të Akademisë Ushtarake se i sheh si spirancat e sigurisë globale. Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve, Presidenti Obama vuri në dukje se për të nëntin vit radhazi, kjo ceremoni zhvillohet në kohë lufte për Amerikën.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për këta “diplomantë”, shumë prej të cilëve së shpejti do të dislokohen në zonën e konfliktit.Për sa i përket luftës kundër terrorizmit, Obama tha se nuk do të gjendet një zgjidhje e thjeshtë për këto përpjekje ndonëse në fund Amerika do të arrijë të triumfojë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›