Thaçi: Delegacioni nuk është kontrolluar nga EULEX

Delegacioni shtetëror i Kosovës nuk është kontrolluar nga EULEX-i në Aeroportin e Prishtinës gjatë udhëtimit të tij për vizitë zyrtare në Turqi. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Turqia, ndërsa i quajti të qëllimshme shkrimet e mediave të cilat raportuan se EULEX-i kishte kontrolluar bagazhet e tij dhe katër ministrave që e shoqëronin.
“Nuk është e vërtetë, është insinuatë, është dezinformatë e lansuar qëllimisht për ta prishur imazhin e vizitës në Turqi...E vërteta e asaj dite është se janë respektuar normat, rregullat dhe procedurat shtetërore”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar të suksesshme vizitën në Turqi. Ai tha se Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në prani të tij ka telefonuar disa kryeministra dhe presidentë shtetesh nga të cilët ka kërkuar që ta njohin shtetin e Kosovës.
“Kryeministri Erdogan është angazhuar personalisht që për Kosovën të vijnë edhe njohje të reja prandaj edhe kemi kontaktuar drejtpërdrejt edhe kryeministrat dhe presidentet e vendeve përkatëse atë të Pakistanit, Katarit, Greqisë, Kuvajtit, Azerbajxhanit, Kazakistanit, është hapur një perspektivë e mirëkuptimin për statusin e Kosovës edhe me relacionet e reja me Brazilin, Argjentinën, Kilin”, shtoi Thaci. Gjatë vizitës në Turqi delegacioni i Kosovës ka nënshkruar me autoritetet turke edhe katër marrëveshje dypalëshe.
Bul Salihu