Klintonët ndihmuan kthimin e trupit

Është kthyer këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, trupi i James Gandolfini. Aktori amerikan, i njohur tek seriali "The Sopranos" nderroi jete në Itali, ku kishte shkuar për pushime.
Funerali i të ndjerit do të mbahet të enjten në Nju Jork, pasi trupi i pajetë u terhoq nga morgu në Romë, pasi Ambasada Amerikane lëshoi një certifikatë të vdekjes.
Familja Gandolfini ka lëshuar një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të tyre, Michael KOBOLD, nëpërmjet një konferencë shtypi të dielën në Romë.
Në këtë deklaratë familja falënderoi autoritetet italiane, anëtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretarin e Shtetit John Kerry, paraardhësen e tij, Hillary Klinton dhe ish presidenti Klinton, për ndihmën që i kanë dhënë familjes për kthimin shpejt të trupit të pajetë ë Nju Jork, pas zakonisht ky është një proces që zgjat 1 javë.
Gandolfini, i cili ka fituar 3 çmime “Emmy” për portretizimin e tij personazhit të Toni Sopranos, në serialin shumë të suksesshëm në HBO, vdiq të mërkurën pas një ataku në zemër, ndërsa ishte me puhsime familjare në Romë. /Indeksonline/