Klipi i Aureles ne youtube para TVSH-se

Kenga dhe videoklipi zyrtar qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong Feel the pasion kenduar nga Aurela Gace nuk ka qene e mundur te transmetohet premiere sikurse ishte parashikuar mbremjen e djeshme ne emisionin Historia nis ketu ne TVSH. Ne fakt sikurse e kemi pare kenga eshte lancuar nje dite me pare ne Youtube dhe faqe te ndryshme ne internet duke u pasuar me shpejtesi nga dhjetera e dhjetera komente. Video e kenges Feel the passion eshte realizuar ne Shqiperi. Refreni kendohet vetem nje here ne shqip
Kenga dhe videoklipi zyrtar qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong Feel the pasion kenduar nga Aurela Gace nuk ka qene e mundur te transmetohet premiere sikurse ishte parashikuar mbremjen e djeshme ne emisionin Historia nis ketu ne TVSH. Ne fakt sikurse e kemi pare kenga eshte lancuar nje dite me pare ne youtube dhe faqe te ndryshme ne internet duke u pasuar me shpejtesi nga dhjetera e dhjetera komente. Kenga ime e kompozitorit Shpetim Saraci ne variantin anglisht Feel the pasion tingellon shume me ndryshe se origjinali. Sic eshte komentuar vargjet e Sokol Marsit e kane humbur magjine e saj duke u perkthyer ne anglisht aq me teper qe behet fjale per nje perzierje mes ritmeve folk pra popullore dhe rock. Ishte thene me heret se kenga qe do te ngjitet ne skenen gjermane ku zhvillohet kete vit Festivali Europian do te kishte nje pjese ne shqip megjithese ne versionin zyrtar refreni kendohet vetem nje here ne shqip. Mire do te ishte te tingellonte me shume shqip... Sa i takon videos Aurela shfaqet serish me floke te shkurter te kuq dhe mban veshur gjate gjithe kohes nje fustan ngjyre bezhe te dizenjuar nga stilistja Mirela Nurce me shqiponjen e flamurit nderkombetar ndersa shetit ne klipin e saj ane e mbane Shqiperise duke na lene te kuptojme se vec te tjerash kjo video eshte bere edhe me qellimin per ti bere me shume reklame bukurive te vendit tone rrjedhimisht duke permbushur nje prej prioriteteve te qeverise nxitjen e turizmit. Disa sekuenca si ajo e zhytjes ne uje ngjajne shume te njohura nga klipe te tjera boterore. Sic e do tradita e Eurosong nuk mungojne skenat me ngjyrat e flakta te zjarrit qe rikthehen ne mode sa here zhvillohet Festivali Europian. Ndryshe nga disa kenge te tjera qe jane ngjitur ne skenen evropiane klipet e se cilave jane realizuar jashte vendit kesaj radhe eshte xhiruar ne Dhermi Gjirokaster Butrint Ksamil Shkoder. Kengetarja labe eshte shprehur se klipi ka permbushur plotesisht pritshmerine e saj ndersa ka shtuar se Televizioni publik shqiptar po punon qe kenga Feel the pasion te promovohet ne shtete te ndryshme evropiane si ne Holande Azejbarxhan Rusi Turqi etj. Une jam shqiptare dhe vij nga nje vend qe eshte Shqiperia dhe jam munduar qe pervec audios qe e kryem ne Los Angelos jemi munduar se bashku me kompanine Ministria e Komunikimit dhe regjisorin Albert Malltezi te nxjerrim bukurite natyrore te Shqiperise. Une jam kjo qe jam dhe kam kete pasion per muziken dhe kete vend sepse jam rritur ne kete vend jam e rrethuar nga keto bukuri - ka pohuar Gace. Bashkepunetoret e kenges se Aureles kenge qe eshte punuar nje studion e njohur ne Los Angelos Village jane emra te njohur ne boten e muzikes pasi kane punuar me Michael Jackson Madonna Lady Gaga Toni Braxton etj. Eurosong mbahet kete vit ne Dusseldorf pas fitores se kengetares se re Lena me Satellite.