E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda pranga doganierit te korruptuar dhe dy biznesmeneve me mall kinez

Doganieri nuk zhdoganoi vleren e mallit real te importit. Policia arrestoi dy pronaret e aktiviteteve private ne Tirane

Kane kaluar kontrabande rreth 40 te sasise se mallrave te importuara gjate importit te nje kontenieri me konfeksione nga shteti i Kines nderkohe qe kontrolli i ushtruar ka nxjerre ne pah se mallrat e importuara nuk perputheshin me mallrat e zhdoganuara si ne sasi te mallrave ashtu edhe ne vleren e tyre nga dy subjekte private ne kryeqytet. Nje doganier ne Tirane eshte vene nen hetim nga policia pasi dyshohet per shkelje dhe abuzim me detyren ndersa bashke me te jane ndaluar edhe administratoret e dy subjekteve private ne kryeqytet. Lajmi eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes ku me ane te nje deklarate per shtyp zedhenesja e ketij institucioni Alma Katragjini ka bere me dije se nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise Qarkut Tirane diten e djeshme u arrit kapja dhe me pas arrestimi ne flagrance i Fitim Mezini 39 vjec banues ne Tirane me detyre Doganier i Kontrollit Fizik ne Degen e Doganes Tirane Huzri Hoxha 49 vjec banues ne Fushe Mezez Tirane me detyre administrator i shoqerise Pro Gips SH.P.K si dhe Gezim Alushi 41 vjec banues ne Tirane tregtar i nje subjekti privat. Sipas te dhenave te policise se kryeqytetit mesohet se arrestimi i tyre u krye pasi gjate procedurave te importimit te nje kontenieri me konfeksione nga shteti i Kines dyshohet se kane kaluar kontrabande nepermjet deges se Doganes Tirane rreth 40 te sasise se mallrave te importuara. Gjithashtu policia tha se nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se tek keto dy subjekte llojet e mallrave te importuara nuk perputheshin me mallrat e zhdoganuara si ne sasi te mallrave ashtu edhe ne vlere te tyre. Ne lidhje me kete ceshtje policia tha se u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje kontenier me konfeksione veshjesh si dhe dy automjete me targe TR 5771 S dhe TR 7865 I. Aktualisht nga te dhena te Drejtorise se Policise se Tiranes mesohet se nga strukturat Kunder Krimit Ekonomik Financiar vazhdojne hetimet mbi te tjere persona te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme nderkohe qe materialet e perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale Kontrabandes me mallra te tjera dhe Kontrabanda nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore parashikuar nga nenet 174 dhe 175 te Kodit Penal.

Te arrestuar

Fitim Mezini 39 vjec banues ne Tirane me detyre Doganier i Kontrollit Fizik ne Degen e Doganes Tirane

Huzri Hoxha 49 vjec banues ne Fushe Mezez Tirane me detyre administrator i shoqerise Pro Gips SH.P.K

Gezim Alushi 41 vjec banues ne Tirane tregtar i nje subjekti privat

Sekuestruar

Nje kontenier me konfeksione veshjesh

Dy automjetet me targa TR 5771 S dhe TR 7865 I

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›