E Diel, 1 Nëntor 2026

Durresi me i preferuari ne 40 destinacione turistike boterore

Edhe afro 90 dite na ndajne nga trokitja e pare e sezonit te ri turistik 2011 nderkohe qe Durresit tashme fale politikave te suksesshme nga qeveria ka hyre ne axhenden e 40 destinacioneve turistike te botes. Promovimi i panderprere nga strukturat qeveritare ka bere qe Durresi te jete nje nder stacionet kryesore per turistet nga trevat shqiptare diaspora dhe turistet e huaj. Ministria e Turizmit dhe e Kultures prej dy vitesh e ka vendosur qytetin bregdetar te Durresit me plazhet ne veri te qarkut se bashku me pasurine arkeologjike e historike ne qender te agjendes se vizitoreve edhe per 2011. Per here te pare ne 20 vitet e periudhes demokratike te vendit numri i vizitoreve dhe turisteve kapercen mbi numrin e popullsise se Shqiperise. Bazuar mbi statistika zyrtare gjate vitit 2010 bregdeti shqiptar eshte frekuentuar nga me shume se 3.5 milione pushues nga trevat shqiptare jashte Shqiperise dhe turiste te huaj. Vetem Durresi ka numeruar ne baze te statistikes se prefektures 700 mije turiste te cilet kane pushuar nga 1-14 net ndersa ne teresi numri turisteve ka shenuar shifren 1.2 milione vete. Ne lidhje me turizmin Qarku i Durresit ofron afro 25 per qind te kapaciteteve pritese ne nivel vendi por nga ana tjeter vetem 15 per qind e plazheve ranore ne vijen bregdetare te qarkut te Durresit shfrytezohen nga pushuesit. Sipas nje raporti te Prefektures Qarkut Durres por qe nuk eshte kundershtuar nga institucione te tjera ne vend ne kete zone evidentohen 20 monumente natyrore te larmishme te gjitha te vizitueshme dhe unikale ne llojin e vet. Per shkak te pasurise se madhe arkeologjike dhe shfaqjes ne siperfaqe te rrenojave te qyteterimit te epokes se antikitetit te kater turistet kane zgjedhur bregdetin durrsak per pushime dhe vizita. Aktiviteti i ngjeshur ekonomik i Durresit ka krijuar 2470 biznese aktive te cilet mendohet se derdhin ne arken e shtetit nje shume prej 2 milione eurosh. Ne saje te ketyre bizneseve ka nje numer prej 3500 vete te punesuar stabel ndersa ne tre muajt e veres ky numer shkon deri ne 8000 te punesuar duke zgjidhur dukshem kerkesen kryesisht te te rinjve te shkollave per punesime sezonale. Turistet qe vijne ne kete zone mendohet se shpenzojne nje shume qe shkon nga 40-50 euro ne dite duke sjelle te ardhura te konsiderueshme per biznesin privat kryesisht bare restorante dhe hoteleri. Gjithnje ne baze te llogarive jo statistikore zyrtare ne nje sezon vere ne baret lokalet dhe entet e bregdetit te Durresit qarkullojne jo me pak se 60 milione euro vetem nga pushues e turiste. Ndikim te dukshem ka pasur promovimi vlerave turistike dhe pushuese te bregdeteve shqiptare nga ana e stacioneve te huaja televizive te cilet kane promovuar Shqiperine si vend clodhes. Ministria e Kultures permes pohimeve publike ka kerkuar me shume seriozitet nga qeverisja lokale lidhur me marrjen e masave per higjienen dhe krijimin e kushteve te domosdoshme ne plazhet e Durresit. Mjediset publike jane cilesuar si vende te papastra dhe qe prishin imazhin e tendences dhe projekteve per te thithur sa me shume pushues. Ceshtja e mbeturinave urbane dhe e kanalizimit te ujerave te zeza vazhdojne te jene nder me te debatuarat mes njesive te qeverisjes lokale dhe qendres ekzekutive. Vitin e kaluar Shqiperia u vizitua nga Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit i cili ndikoi edhe ne krijimin e imazhit te plote e te qarte te turizmit qe afron vendi yne duke ndihmuar edhe ne promovimet tek te huajt me ane te spoteve televizive. Sivjet thuhet se do te vije eksperti me i mire i kesaj organizate me financimet e organizates per te promovuar logon e re te turizmit. Vitin e kaluar logoja ishte Shqiperi dashuri e re mesdhetare kurse kete vit ende nuk eshte shfaqur se si do te emertohet spoti televiziv per mediat shqiptare e te huaja. Promocionet ne vendet fqinje ne TV ne Bosnje Maqedoni Mal te Zi dhe ne Kosove do te jete ne qender te vemendjes. Nga ana tjeter eshte thene se kane nisur bisedimet me pronare dhe menaxhere te kompanive te huaja te fluturimeve ajrore per ofertat turistike ne sezonin e pushimeve dhe ne fundjave me qellim qe cmimet te jene lehtesuese. Durresi Saranda Vlora Shengjini Velipoja si zona bregdetare objektet arkeologjike e historike se bashku me turizmin alpin e malor jane pjese e 40 destinacioneve turistike. Permiresimi i dukshem i infrastruktures rrugore ka bere qe turizmi te jete kryefjala e dites ne institucionet vendore e qendrore keto muajt e pare te vitit 2011 kur sezoni ri po afron..

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›