Klipi i ri i Sinanit me një stil Indian

Sapo ka lansuar klipin më të ri të këngës 'Gili gili', i cili është pëlqyer dhe po klikohet mjaftë shumë nga publiku.
Klipi të lë përshtypjen sikur je në Indi, me vallëzimin dhe ngjyrat e veshjes.
Por, klipi është realizuar në mes të Tiranës, dhe Sinanit dhe shtëpisë diskografike i është dashur të bllokojnë një qendër të madhe tregtare për të realizuar xhirimet e klipit.
Është lloji i parë i këtij klipi tek ne, dhe të shohim si do e mirëpres publiku. Përndryshe, kënga ka marrë mbi gjysmë milioni klikime deri më tani./Indeksonline/
/>