E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo fans i çmendur i Rihannës

Cristiano Ronaldo nuk mund ta fsheh ngazëllimin e tij, apo fytyrën e tij me shkëlqim sapo shkrep një foto me pop yllin Rihanna.

Anësori i Real Madridit ka postuar këtë foto në rrjetin social facebook, së bashku me Rihannën, në prapaskenën ku ajo ka mbajtur koncertin. Ronaldo ishte pjesë e këtij koncerti, duke i treguar këngëtares nga Barbados, se është një adhurues i madh i saj.

Ajo që bie më shumë në sy tek fotoja e tij, janë sytë e tij që shkëlqenin nga ngazëllimi që kishte përkrah Rihannën. Ndërsa kjo e fundit, është në përfundim të turneut botëror 'Diamonds'./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›