E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër korrupsioni heton Fadil Ismajlin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, vetëm tri ditë pasi e ka marrë postin e ministrit, është bërë objekt i hetimit nga Agjencia kundër Korrupsionit. Kjo agjenci ka nisur hetimin nëse ministri i sapo emëruar është në konflikt interesi, pasi Bordi i KOST-it ka marr vendim që t’ia ruaj pozitën Ismailit prej kryeshefi.

Vendim i Bordit të KOST-it për pezullim të përkohshëm nga detyra dhe obligimet nuk ka përcaktuar ndonjë afat se kur Ismajli duhet të kthehet. .Zyrtar të KOST-it i kanë thënë gazetës “Koha ditore” se pozita Ismajli do ti ruhet deri sa ti përfundon mandati i ministrit. 

E, kreu i AKK-së, Hasan Preteni ka thënë se ministri i Zhvillimit Ekonomik po hetohet në dy drejtime.

“I kam autorizuar zyrtarët e agjencisë që të kryejnë hetim për konflikt të mundshëm interesi. Të gjitha shkrimet që janë bërë do të verifikohen”, tha Preteni. Kreu i Agjencisë tha se, Ismajli është duke u hetuar edhe nëse ka fshehur deklarimin e dy bizneseve. /indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›