Prezantohet masterplani i transportit urban

Bashkia e Tiranës prezantoi Masterplanin e Transportit Urban për një zhvillim të qëndrueshëm të qytetit të Tiranës deri në vitin 2015. Kjo vjen si rrjedhojë e votimit maksimal nga kryeqytetasit duke e vendosur prioritetin kryesor në investimet e vitit.
Kryebashkiaku Rama në një tryezë me përfaqësues të shoqatës së transportit qytetas shpalosi risitë e modernizimit të këtij shërbimi publik.
Ngritja e një qendre të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut pritet të realizohet brenda një viti me sistemin e ri të teknologjisë informative IT duke i dhënë përparësi transportit publik. Një risi tjetër sipas kryebashkiakut Rama do të jetë dhe përdorimi i biletës elektronike në stacionet e mjeteve të transportit publik. Investimet prekin kushtet e komfortit si ajri i kondicionuar, platforma për invalidët si dhe monitorimi me sisteme kamerash.
Nga anketimet e Bashkisë del se lëvizja intensive në kryeqytet nis në intervalin nga ora gjashtë deri në nëntë të mëngjesit. 36% e qytetarëve përdorin autobusin, 28% janë këmbësorë dhe 21 % përdorin transportin ekologjik si biçikletat.