E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri Kuzhe jo ne stol kunder Bosnjes

Ministri i Turizmit Kultures Rinise e Sporteve Ferdinand Xhaferri i beri nje vizite kortezie trajnerit te Kombetares shqiptare te futbollit Josip Kuzhe i goditur nga hemorragjia cerebrale te enjten e kaluar.

Ministri Xhaferri dhe trajneri Kuzhe zhvilluan nje bisede te ngrohte per disa minuta ne dhomen e kroatit ne Spitalin Amerikan.

Titullari pergjegjes i Sporteve ne mandatin e dyte te qeverise Berisha deklaroi per mediat se pavaresisht permiresimit te gjendjes shendetesore pasuesi i Ari Hanit nuk do te jete ne fushe diten e ndeshjes perballe Bosnje Hercegovines takim i programuar me 8 tetor ne Qemal Stafa.

Ne ndeshjen e te premtes kunder boshnjakeve - takimi i trete per eliminatoret e Euro 2012-s - kombetarja shqiptare do te drejtohet nga zevendesi i Kuzhese Xhemal Mustedanagic dhe drejtori teknik i FSHF-se Astrit Maci.

Ne dy takimet e vetme te Shqiperise kunder Bosnjes qe te dyja miqesore e qe datojne para 15 vjetesh me 30 nentor 1995 Shqiperia fitoi 2-0 ne Tirane dhe barazoi 0-0 ne Zenica 24 prill 1996.

Pas dy ndeshjeve te para Shqiperia kryeson me 4 pike grupin D eliminator te Euro 2012-s ku bejne pjese dhe Bejllorusia 4 pike Franca 3 Bjellorusia 3 Rumania 2 dhe Luksemburgu 0.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 05 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›