E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve në Spanjë për Diarra

Torino - Juventus i papërmbajtur në këtë merkato vere. Pas blerjes së Kanavaros dhe Diegos, sytë janë drejtuar nga mesfushori Mahamadou Diarrai i Realit të Madridit. Alesio Seko ndodhet në Spanjë me një objektiv të dyfishtë: akord me lojtarin që për momentin përfiton 3.2 milionë euro në sezon dhe me Realin e Madridit, i cili nuk e konsideron lojtarin të pashitshëm.

Lojtari dhe klubi bardhezi pëlqehen nga njëri-tjetri dhe problemi mbetet çmimi që do kërkojë Reali që e bleu në 2006 për 27 milionë euro. Por momenti duket i favorshëm për Juven, sepse Reali pas blerjes së Ronaldos dhe Kakas, ka nxjerrë në listën e shitjes plot 9 lojtarë, për arsye ekomomike dhe teknike: Diarra, Van Nistelrooy, Robben, Heinze, Huntelaar, Sneijder, Van Der Vaart, Drenthe, Saviola. Nga Reali ka ardhur një fax me listën e këtyre lojtarëve dhe Juve nuk ka dashur të humbë kohë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›