E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti tregon "dhëmbët", 3 gola Liverpulit

Nuk ka pasur histori sfida e luajtur në “City of Manchester”, ku vendasit, megjithë mungesën e orës së fundit të Mario Balotelit (në tribunë pas një tërheqjeje), thyen rezistencën e Liverpulit pas vetëm 12 minutash me anë të Geret Berrit.

Edhe me fillimin e 45 minutave të dyta skuadra e milionave nuk u ndal në sulmet drejt portës së Pepe Reinas. Vetëm shtatë minuta nga fillimi i të dytës, Mika Riçards dyfishoi rezultatin, duke i lënë radhën Karlos Tevezit që vulosi gjithçka me 11-metërsh në minutën e 67-të.

Manchester City v Liverpool
Uploaded by gigimorales. - More professional, college and classic sports videos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›