Klodian Duro shenon por LASK humb 1-3
Mesfushori i Kombetares shqiptare Klodian Duro ka mundur te shenoje golin e pare dhe te avantazhit per skuadren e tij te LASK-ut ne Austri kunder Kapfenbergut. I aktivizuar si titullar i mesfushes nga trajneri i ekipit austriak Helmut Kraft mesfushorit Klodian Duro i besohet penalltia e akorduar ne favor te tyre ne minuten e 26-te te pjeses se pare. Me mjeshterine e tij gjuan sakte dhe shenon golin e avantazhit per skuadren e tij. Goli i realizuar nga pika e bardhe e 11-metershit nga 32-vjecari Klodian Duro nuk i ka mjaftuar ekipit per te fituar ne kete transferte pasi vendesit e Kapfenbergut kane permbysur disavantazhin duke ndeshkuar ekipin e LASK-ut me tri gola. E gjendur ne nje krize rezultatesh skuadra e legjionarit tone Klodian Duro vazhdon te renditet ne vend te fundit te tabeles. Ky ishte goli i peste per shqiptarin me fanellen e LASK Linzirt. Ai ka shenuar dy gola ne kampionat dhe tre ne kupe. Sot skuadra e Bogdanit ezena do te luaje kunder Juventusit ku bomberi shqiptar pritet te jete titullar.