E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur qente e spitalit ushqehen me serume

/ /

Qe mbetjet spitalore te spitalit Nene Tereza pas ores 7 te mbremjes i gjen te hallakatura rreth koshave te plehrave pikerisht aty ku nuk duhet te hidhen nuk eshte ndonje gje qe nuk dihet. Gazeta e ka trajtuar disa here kete problem. Sigurisht askush se ka vene ujin ne zjarr ti jape ndonje zgjidhje kesaj ceshtje. Por teksa rruga apo halli te con ne QSUT ne kete ore syrit nuk mundi ti shpetoje edhe nje tufe qensh qe buberron mes flakoneve te serumeve shiringave dhe mbetjeve te tjera per te gjetur ndonje gje te ngrenshme. Duke menduar se cfare lloj infeksionesh mund te na transmetojne te gjitheve kafshet e varfra te spitalit me te madh ne vend u perpoqem qe situaten skandaloze ta risjellim edhe njehere ne vemendje. Fotoja flet vete por ndoshta ka ardhur koha qe te veprojne edhe strukturat pergjegjese fillimisht duke kuptuar qe mbetjet spitalore nuk hidhen ne te njejtin kosh me lekuret e mbetura te patateve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›