E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana permbys Peqinin Laci ndal kampionet

Shkumbini eshte thyer ne fushen e vet me rezultatin 3-1 duke i dhene fund serise pozitive prej tri suksesesh radhazi. Bardheblute treguan se jane nje ekip me kualitete. Shkumbini arriti te mbyllte pjesen e pare ne avantazh te nje goli por Tirana permbysi gjithcka ne 45 minutat e dyta. Ndeshja ka nisur e shpejte dhe qe ne fillim vendesit duan te tregojne se jane zote te fushes. Tirana e nis lojen me Pejicin ne sulm dhe Bushin pas tij ndersa ne krahun tjeter Shkumbini kishte Mustafajin ne maje te mbeshtetur nga Kuli. Goli vjen shpejt per peqinasit te cilet shfrytezojne nje goditje denimi. Pas krosit ne zone topi endet aty dhe Grizha shenon me koke. Gjithcka ne kete pjese mbyllet me fitoren e Shkumbinit. Skuadrat rifuten ne loje me te njejtat formacione. Kroati Pejic barazon shifrat pas nje aksioni te gjate te miqve te cilet shfrytezojne pasigurine e mbrojtjes peqinase. Trajneri Dede beson te permbysja e rezultatit dhe hedh ne fushe forca te reja. Ne fillim aktivizon sulmuesin Plaku e me pas te riun Tushe. Peqinasit ndihen te shokuar nga goli i pesuar dhe me nje loje te kuptueshme nuk perbejne me rrezik per prapavijen e Tiranes. Mesfushori Zizovic ben gjithcka mire nga e djathta e sulmit dhe shenon golin e dyte. Ne fund goli spektakolar i Tushes i cili driblon edhe portierin dhe vulos fitoren e merituar te Tiranes.
Dinamo-Laci
Laci ka ndalur Dinamon ne shtepi duke hapur kampionatin. Kampionet ne fuqi nuk kane mundur qe te fitojne ndaj bardhezinjve. Miqte bene nje paraqitje prej te barabartesh me kryesuesit e renditjes ne nje ndeshje ku u shenuan gjashte gola. Edhe pse blute shenuan qe ne minuten e 8-te duke dhene pershtypjen se do te ishte nje sfide e lehte per ta lacianet kane ditur te reagojne duke u kunderpergjigjur me dy gola brenda 24 minutave. Te dyja skuadrat gjate 90 minutave kane bere nje loje sulmuese. Megjithate kampionet ne fuqi gabuan ne mbrojtje dhe kjo solli edhe pesimin e golave. Per dinamovitet kane dalluar ne aksionet ofensive Muzaka Vila Sefa e Bakaj. Nderkohe qe bardhezinjte te udhehequr nga Hysa Mustafaraj Mila e avric kane kercenuar gjate gjithe kohes. Pervec luftes se vazhdueshme sportive gjate sfides gara ka qene e qete dhe pa nderhyrje te ashpra. Me barazimin e marre Dinamo vazhdon te mbaje kreun ne kuoten e 22 pikeve. Por nga ky rezultat duket se perfitojne dy ndjekeset me te aferta Flamurtari dhe Skenderbeu. Te dyja skuadrat do te perballen diten e sotme dhe ne rast fitoreje te seciles ato kane mundesi te afrohen edhe me prane kreut. Por nga barazimi 3-3 duket se perfiton edhe Tirana e cila ka marre nje fitore ne transferte dhe tani ndodhet ne vend te katert. Sidoqofte pavaresisht barazimit ne shtepi te Dinamo kjo nuk perben shqetesim per arritjen e objektivave sepse blute jane ende te paret ne renditje.
Besa-Kastrioti
Ekipi kavajas po kalon nje situate te veshtire pasi prape nuk ka mundur ta gjeje fitoren ne shtepi ne takimin kunder Kastriotit. Verdhezinjte i kane zhgenjyer tifozet duke mos arritur qe te permbushin objektivin qe i kishin vene vetes. Ndeshja e djeshme ne stadiumin Besa ka perfunduar pa gola. Nderkohe vendesit nuk kane mundur ta justifikojne veten as me lojen e treguar ne fushe. Ne krahun tjeter krutanet jane gezuar me barazimin e marre te cilin e kishin kerkuar me ngulm. Besa deshtoi serish duke mos fituar ne fushen e vet perballe nje Kastrioti me shume mungesa. Barazimi i marre ka lekundur shume pozitat e teknikut Perparim Daiu i cili ka vene ne dyshim qendrimin e tij tek ekipi kavajas. Kategoria superiore

Java e 10-te 6-8 nentor
Dje
Shkumbini - Tirana 1-3
Grizha 18 / Pejic 61 Zizovic 71 Tushe 82
Dinamo - Laci 3-3
Vila 8 Bakaj 38 Sefa 74 / Mile 28 Vucaj 32 Kaja 76
Besa - Kastrioti 0-0
Sot
Flamurtari - Skenderbeu 1300
Vllaznia - Elbasani 1400
Neser
Teuta - Bylis 1400

RENDITJA N F B H G- G- P
1 Dinamo 10 7 2 1 19 10 23
2 Skenderbeu 9 6 1 2 16 7 19
3 Flamurtari 9 6 1 2 13 7 19
4 Tirana 10 4 3 3 14 10 15
5 Shkumbini 10 4 2 4 14 14 14
6 Teuta 9 3 3 3 6 8 12
7 Laci 10 3 2 5 11 13 11
8 Vllaznia 9 3 2 4 7 13 11
9 Besa 10 1 5 4 7 12 8
10 Kastrioti 10 1 5 4 8 15 8
11 Bylis 9 2 1 6 11 15 7
12 Elbasani 9 2 3 4 9 11 6
SHNIM Elbasani eshte me minus 3 pike ne renditje per shkak te denimit qe ka marre nga FIFA per mospagesen e lojtarit Darko Peric

Java e 11-te 13 nentor
Elbasani - Flamurtari
Tirana - Vllaznia
Bylisi - Shkumbini
Kastrioti - Teuta
Laci - Besa
Skenderbeu - Dinamo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›