Klodian Prençe: Ja si e vrava Bujar Krasniqin për borxhet

30 vjeçari rrëfen në gjykatë detajet e krimit ndaj bashkëfshatarit
Burg pa afat ka vendosur gjykata e shkallës së parë të rrethit Lushnje për 30- vjeçarin Klodian Prençe, i akuzuar për vrasje dhe djegie të personit në rrethana rënduese. Vetë 30- vjeçari Klodian Prençe nuk ka hezituar të pranojë që e ka vrarë shtetasin Bujar Krasniqi, duke pretenduar se u detyrua ta kryejë këtë vepër penale pasi ia kushtëzuan rrethanat. Sapo ka pritur të dëgjojë akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria, Prençe është çuar në këmbë dhe ka pranuar se ai e kishte vrarë Krasniqin. Po unë e vrava, por u detyrova. Bujari më kishte ca lekë borxh, prandaj e vrava, ka rrëfyer Klodiani, duke treguar shenja urrejtjeje dhe aspak pendesë për atë që kishte bërë. Madje 30- vjeçari ka lënë të shokuar të gjithë ata që e ndoqën nga afër seancën gjyqësore, duke treguar vetë se si e kishte kryer krimin, madje deri në detaje. E ruajta Bujarin në mbrëmje që kur ishte pa errur mirë. E prita sa piu kafen e darkës në lokalin e fshatit dhe pastaj u largua për në shtëpi. Prita pastaj sa të flinin gjumë. Nuk e dija se sa ishte ora tamam, por kur u sigurova që të gjitha dritat në shtëpi u shuan dhe në banesë nuk kishte asnjë zhurmë, u binda që të gjithë i kishte zënë gjumi. Më pas hyra në banesë fare lehtë dhe u futa tek dhoma e Bujarit. Ai më ndjeu dhe u çua i trembur. I kërkova lekë. Më kishte borxhe, pse të mos ja kërkoja. U përleshëm aty për pak dhe pastaj u detyrova ta qëlloj me armë. Pas kësaj se dija që do dyshonin tek unë dhe i vura flakën çarçafit në fillim. Ndërsa fëmijët i pashë duke fjetur në dhomën tjetër dhe nuk i luajta fare, ka qenë dëshmia tronditëse e sjellë përpara trupit gjykues nga 30- vjeçari Klodian Prençe. Dëshmitë e Prençes kanë tronditur edhe më shumë të pranishmit në sallë dhe një gjë e tillë duket se ka shokuar edhe trupin gjykues. Gjyqtarja e çështjes Anila Karanxha, pasi ka dëgjuar organin e akuzës, avokatin dhe vetë të pandehurin ka vendosur ta quajë si të vlefshme masën e arrestit duke deklaruar fajtor 30- vjeçarin Prençe, për të gjitha akuzat a e ngritura ndaj tij. Pas kësaj, gjyqtarja Karanxha ka komunikuar edhe masën e arrestit burg pa afat për të riun vrasës. Edhe pse ishte përpara trupit gjykues për akuza tepër të rënda, 30- vjeçari Klodian Prençe ka qëndruar tepër i qetë, madje nuk ka kundërshtuar asnjë fjalë të thënë kundër tij nga prokurori i çështjes. Të vetmet reagime të Prençes kanë qenë kundrejt mediave, duke i kërcënuar të mos i kushtonin vëmendje. Përballë fjalëve të thëna përpara trupit gjykues për një borxh të mundshëm të viktimës ndaj vrasësit Prençe, të afërm të këtij të fundit, të ndodhur jashtë mureve të gjykatës kanë deklaruar se asgjë nuk ka qenë e vërtetë. Sipas tyre, Klodiani ka deklaruar se Bujari i kishte borxh rreth 6 milionë lekë, por kjo gjë nuk mund të ndodhte kurrsesi, pasi Klodiani nuk ishte tip i besueshëm dhe asnjëherë nuk mund të hiqte mënjanë një shumë kaq të madhe lekësh, pasi ai jetonte me thërrime duke mos përballuar dot jetesën dhe jetonte gjithmonë si endacak. Ndërkaq, këtë variant e kanë hedhur poshtë edhe familjarë të viktimës, Bujar Krasniqi. Sipas tyre, Bujari nuk kishte marrë asnjë qindarkë borxh nga Klodiani, pasi ky i fundit ushqehej si të mundej për vete. Ata kanë thënë gjithashtu se kurrsesi Bujari nuk do të merrte borxh një shumë kaq të madhe, pasi punonte në Greqi, aq sa të siguronte të ardhura të mjaftueshme për familjen e tij. Gjatë kohës që zhvillohej séanca gjyqësore u vu re mungesa e familjarëve të 30- vjeçarit Klodian Prençe. As babai dhe as xhaxhallarët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në gjyq, duke i qëndruar variantit të tyre për ekzekutim. Të vetmit që prisnin në portën e gjykatës ishin të afërm të familjes Krasniqi si dhe disa kushërinj të largët të Klodianit.
Last Updated on Monday, 06 April 2009 08:39