Paralele 1939- 2009: Shqipëria nga Italia fashiste tek NATO, me Traktatin e Varshavës në mes
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në 25 mars 1939 Italia i dërgoi Shqipërisë një kërkesë në formë ultimatumi që midis dy vendeve të arrihej një traktat aleance dhe bashkëpunimi, përndryshe Italia fashiste do të pushtonte Shqipërinë. Të tetë nenet e traktatit i jepnin Italisë në Shqipëri më pak të drejta se ç ka pa asnjë marrëveshje SHBA, fuqia kryesore e NATO në vendin tonë. Sipas projektit të marrëveshjes që kryediplomati italian në Shqipëri, Jacomoni i dorëzoi Mbretit Zog, Italia kërkonte:
1)Aleancë ushtarake mes dy vendeve për t u mbrojtur reciprokisht nga sulmet, çka nënkuptonte se Italia do ta mbronte Shqipërinë nga fqinjët.
2)Italia do të siguronte ndihmë në rast të cenimit të sovranitetit të Shqipërisë.
3)Duke u njohur autoriteteve shqiptare të drejtat për ruajtjen e rendit dhe të mbrojtjes nga agresioni i huaj në vend, Italia do të përdorte mjetet që i konsideronte të nevojshme për të përmbushur detyrimin e marrë më lart.
4)Qeveria shqiptare do të lejonte përdorimin e porteve, aerodromeve dhe të rrugëve nga ana e Italisë.
5)Përfaqësitë diplomatike në të dy vendet do të ngriheshin në nivel ambasadash
6)Italia do të jepte ndihmë teknike e financiare për Shqipërinë dhe në këtë kuadër në çdo ministri shqiptare do të vendosej një funksionar italian, në postin e sekretarit të përgjithshëm.
7)Midis dy vendeve do të bëhej një marrëveshje doganore e monetare për shkëmbimet në përshtatje me tregun e brendshëm të dy vendeve.
8)Qytetarët e dy vendeve që banonin në shtetin tjetër do të kishin reciprokisht të njëjtat të drejta.
Siç shihet, termat e projekt-traktatit qenë formuluar në atë mënyrë që të pranoheshin nga Mbreti Zog, parlamenti shqiptar dhe opinioni shqiptar pa cenuar dinjitetin e tyre. Në projekt-marrëveshje përmendej më tepër se një herë sovraniteti i Shqipërisë, literalisht dhe praktikisht. Madje për të ushqyer dinjitetin e shqiptarëve bëhej koncesioni i madh që përfaqësia diplomatike të ngrihej në nivel ambasade, gjë që ishte krejt e pazakonshme në atë kohë, në marrëdhëniet mes një fuqie të madhe si Italia dhe një vendi të vogël si Shqipëria. Në atë kohë, SHBA, Britania e Madhe, Franca , Gjermania, marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë i kishin në nivel legate, në krye të së cilës qëndronte një ministër fuqiplote.
Ajo që të bën përshtypje në termat e projekt-traktatit është se Italia përveçse kërkonte të drejta ndaj Shqipërisë merrte përsipër edhe detyrime, dhe jo vetëm ushtarake por edhe financiare. Italia merrte përsipër që të financonte mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit shqiptar, gjë që në fakt e kishte bërë në sajë të një sërë marrëveshjesh të tjera që nga viti 1925. Në rast se Mbreti Zog do ta kishte pranuar këtë projekt-traktat, ai do të vazhdonte të rrinte në pushtet dhe pushtimi italian i Shqipërisë në 7 prill të atij viti nuk do të kishte ndodhur. Duket se kanë qenë pikërisht termat e kujdesshme dhe të moderuara të projekt-traktatit që paraqiti Italia, ato që e bindën Mbretin Zog se Musolini po luante një blof dhe se nuk do të kishte pushtim, në rast se Tirana e refuzonte ultimatumin e Romës.
Nga termat e traktatit kuptohet qartësisht se Italia nuk kishte dëshirë që ta pushtonte Shqipërinë. Vetëm një vit më parë, në 1938, Italia kishte bërë një marrëveshje me Britaninë e Madhe, fuqinë kryesore të kohës në Europë, dhe Musolini gëzonte një reputacion të madh në Londër, ku Winston Churchill e kishte quajtur vetëm pak vite më parë, si ligjvënësin më të madh të kohës. Nëse shikon termat e projekt-traktatit që Italia i paraqiti Shqipërisë në mars 1939, shikon se Italia kërkonte me anë të tyre më pak të drejta se sa SHBA kanë në Shqipëri, në kuadrin e NATO, si dhe në mënyrë informale, pa asnjë marrëveshje.
Italia fashiste sigurisht që do të ishte e kënaqur me influencën që kishte në Shqipëri, dhe nuk do të kishte kërkuar që ta formalizonte atë me një traktat, sikur me afrimin e luftës, të mos e ndjente se vendet fqinje të Shqipërisë, Jugosllavia dhe Greqia, do të shfrytëzonin situatën e krijuar dhe të pushtonin e të ndanin Shqipërinë mes tyre. Në rast se do të kishte ndodhur kështu, atëherë Shqipëria do të ishte zhdukur nga harta që në 1939, dhe nuk do të restaurohej më si shtet pas Luftës së Dytë Botërore, pasi lufta nuk do ta kishte përfshirë Ballkanin. Lufta botërore e përfshiu Ballkanin pasi Italia fashiste sulmoi Greqinë dhe Gjermania u detyrua të hynte në luftë në Ballkan, për shkak se sulmi italian ndaj Greqisë dështoi.
Por, Italia nuk do të kishte mundur që ta sulmonte Greqinë në rast se kjo e fundit do të zotëronte bregdetin shqiptar, të cilin do ta kishte ndarë me Jugosllavinë. Italia nuk zotëronte mjetet e duhura për të bërë një zbarkim në një bregdet të mbrojtur nga një ushtri si ajo greke, e cila kishte dhe ndihmën e aviacionit dhe të flotës detare britanike. Derisa Italia nuk do të kishte guxuar të sulmonte Greqinë në këtë rrethanë, Gjermania nuk do të hynte në luftë në Ballkan, çka nuk e dëshironte. Kështu Ballkani do të dilte nga lufta i pacënuar, me përjashtim të zhdukjes së Shqipërisë nga harta, çka vështirë se do të rikuperohej, derisa vendet fqinje sigurisht që do të hynin në luftë në momentet e fundit si aleatë të koalicionit antifashist, për çka do të kërkonin kompensim pas luftës. Shqipëria do të kishte pësuar kështu fatin e vendeve balltike që u zhdukën nga harta në 1940, për gjysmë shekulli. Por, derisa vendet balltike të aneksuara nga Bashkimi Sovjetik ruajtën subjektivitetin shtetëror si republika në kuadrin e federatës sovjetike, çka u mundësoi që të pavarësohen me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Shqipëria nuk do ta kishte këtë subjektivitet në kuadrin e vendeve fqinje, por do të aneksohej thjesht si një provincë nga Greqia e Jugosllavia mbretërore, e cila ndryshonte mjaft në pikëpamjen e shtetformimit nga Jugosllavia federale komuniste.
Edhe kur Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ajo e ruajti subjektivitetin shtetëror të Shqipërisë, duke mos ia aneksuar territorin e Shqipërisë Mbretërisë së Italisë, si një provincë të re të kësaj të fundit. Ai që quhet pushtim ishte nga pikëpamja juridike një bashkim personal i kurorave të dy mbretërive, duke iu dhënë Mbretit të Italisë kurora e Shqipërisë. Shqipëria ruante subjektivitetin shtetëror, me flamurin, gjuhën, monedhën, qeverinë, parlamentin, administratën, gjykatat, policinë etj., çka nuk ishte aq pa rëndësi sa kërkohet të paraqitet. Në këmbim të asaj pjese të sovranitetit që dha, Shqipëria mori nga Italia një ndihmë ekonomike që i siguroi në katër vitet e pushtimit një zhvillim që nuk e kishte parë as në ëndërr gjatë dekadave të kaluara si shtet i pavarur. Shqipëria e sotme, që nga viti 1991 e deri më sot, ka vazhduar të japë sovranitet, formalisht dhe informalisht, në raport me NATO, Bashkimin Europian, Organizatën Botërore të Tregtisë, si dhe SHBA, pa marrë në këmbim një ndihmë ekonomike konsistente. Madje edhe gjurmët e ndihmës ekonomike që ka dhënë Perëndimi që nga viti 1991, janë krejt të padukshme në krahasim me gjurmët e ndihmës italiane në Shqipëri, e cila ende dhe sot pas rreth shtatë dekadash përbën thelbin e infrastrukturës moderne të Shqipërisë, që nga rrugët, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndërtesave publike, spitaleve, shkollave, porteve etj.
Historiani i njohur britanik Paul Johnson thotë se në histori kanë rëndësi dhe duhen analizuar jo vetëm gjerat që ndodhin, por edhe ato që nuk ndodhin. Ajo që nuk ndodhi në këtë rast ishte që Italia ta aneksonte Shqipërinë si një provincë të saj, edhe pse sigurisht që mund ta kishte bërë këtë gjë, siç edhe bëri Italia në 1941 me disa territore të Jugosllavisë, përkatësisht në Slloveninë e sotme dhe në Dalmaci. Shqipëria ruajti një pjesë të sovranitetit dhe në këmbim mori një ndihmë konsistente ekonomike. Një vend i vogël nuk mund të kërkojë më tepër në momente të vështira, aq më tepër kur Lidhja e Kombeve nuk luajti as gishtin e vogël për t i ardhur në ndihmë Shqipërisë, kur Mbreti Zog refuzoi kërkesën e paraqitur në formë ultimatumi nga Italia, që midis dy vendeve të arrihej një traktat, në termat që kam treguar më lart. Shqipëria e zhgënjyer