Klodiana Shala e dëmtuar, mjekët nuk japin garanci
TIRANE-Pas Hysen Pulakut, që u përjashtua për doping, Shqipëria rrezikon të humbasë një tjetër sportist nga Lojërat Olimpike.
Bëhet fjalë për atleten Klodiana Shala, e cila ka pësuar një dëmtim. Një lajm i tillë qarkulloi që dy ditë më parë, por dje është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor i ekipit shqiptar në Londër.
Mjekët madje nuk japin as garanci nëse ajo do të jetë në gjendje të garojë në garën e 400 metrave apo jo, ç'ka e bën akoma më negative pjesëmarrjen kuqezi në Lojërat Olimpike të Londrës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)