Londër 2012, edhe Romela Begaj pa medalje, renditet e 11-a
LONDËR- Me një veprim akrobatik, të cilin e kryen pas çdo triumfi në pedanë, peshëngritësja Romela Begaj përshëndeti për herë të fundit publikun e Londrës, por pa mundur të sigurojë një medalje për Shqipërinë.
Nënkampionia e Europës në peshën 58 kg ishte shpresa e vetme e mbetur për ekipin olimpik shqiptar për t’u kthyer me medalje nga kryeqyteti i Anglisë, por fatkeqësisht nuk arriti të përmbushte objektivat e saj, duke ngritur vetëm 216 kg në dygarësh, që nuk i siguroi më shumë se vendin e 11-të. Pavarësisht se konsiderohej në grupin e favoriteve, Romela Begaj nuk mundi të jepte maksimumin që në stilin e shkëputjes. Në provën e parë arriti të ngrinte 101 kg, por dështoi në dy tentativat e mbetura me 105 kg. Në këtë stil u rendit e para kinezja Li Xueying, e cila theu rekordin olimpik, duke ngritur 108 kg.
Begaj e nisi me pretendime garën edhe në stilin e shtytjes, teksa në provën e parë ngriti 115 kg, por përsëri dështoi në dy tentativat e mbetura për të ngritur 121 kg. Si përfundim shpresa e vetme shqiptare për të marrë medalje në Londër 2012 e mbylli konkurrimin me 216 kg në dygarësh, 1 kg më shumë se në kampionatin europian që u zhvillua në Antalia, por jo mjaftueshëm për t’u futur në zonën e medaliave në olimpiadë. Edhe në stilin e shkëputjes kinezja Li Xueying nuk pati rivale, duke ngritur 138 kg, ndërsa në dygarësh theu sërish rekordin olimpik me 246 kg. Medalja e argjendtë në dygarësh shkoi për tajlandezen Pimsiri Sirikaeu me 236 kg, ndërsa e bronxit për ukrainasen Kalina Julia që ngriti gjithsej 235 kg.
(er.nu/supersport/BalkanWeb)