Sulo Gradeci: Rroga e Enverit i dorëzohej në dorë Nexhmijes
Vijon dëshmia e panjohur e shefit të sigurimit personal të Enver Hoxhës. Në këtë intervistë të radhës Sulo Gradeci për herë të parë hedh dritë mbi atë çka ndodhte në të vërtetë në shtëpinë e kreut të shtetit komunist. Si bëhej sigurimi i banesës së tij dhe detyrat e oficerëve që shërbenin në korridorin e katit të parë kur Enver Hoxha ishte në momente pushimi. E vërteta për tunelet e nëndheshme në shtëpinë e tij dhe si ishte menduar evakuimi në një moment agresioni mbi vendin tonë. Kush e bënte furnizimin ushqimor në kuzhinën ku Miço Madhi përgatiste gatimin për Enver Hoxhën dhe mënyra e përpilimit të faturave monetare. Si i dorëzohej rroga mujore dhe mënyra e zhdëmtimit të shpenzimeve familjare. Kush e paguante qeranë e banesës dhe çfarë ndodhte në rastin kur shpenzimet e kalonin vlerën e rrogave të marra.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Gradeci, ndërsa folëm për organizimin e shërbimit në familjen e Enver Hoxhës dhe detyrat tuaja si drejtues i grupit të këtij shërbimi, le të kalojmë në detaje të tjera interesante të jetës së familjes "Hoxha" në banesën e saj në Bllok, gjë për të cilën është diskutuar mbi lloj-lloj hipotezash. Tashmë, që na jepet mundësia të falim pikërisht me ju që keni qenë njeriu që keni ndenjur më afër asaj familje, aq sa u ishte besuar jeta e vetë Enver Hoxhës, do të dëshiroja të ndalonim në këto detaje. Pra fjalën e kam zoti Gradeci që nuk jam duke kërkuar çudira, por doja të dija funksionimin e zakonshëm të asaj familjeje si familja e parë e Shqipërisë së asaj kohe, ku jetonte njeriu i gjithëpushtetshëm i vendit. Pyetja e parë e imja është se si ajo familje bënte furnizimin ushqimor? Pra si ishin procedurat, si operohej, si paguhej dhe çfarë paguhej etj, etj.
Dëgjo këtu. Bëtë mirë që ma bëtë këtë pyetje për faktin se edhe unë ç'farë s'kam dëgjuar rrugëve dhe kafeneve. Por që këtej, pra nga jeta e përditshme e saj, ju dhe lexuesi mund të mësoni shumë gjëra të asaj familje që siç e thatë edhe vetë, ka pasur të gjitha pushtetet në duar, por që qëndron shumë lart familjeve të sotme që kanë pushtet se e shikon mirë ti si majmen përditë dhe se si janë shkëputur nga njerëzit e thjeshtë aq sa kanë siguruar brezat e ardhshëm, ndërsa familja e Enver Hoxhës dhe e të gjithë byroistëve të tjerë, i kanë lënë fëmijët rrugës pa u lënë trashëgim asgjë. Që të mos i largohemi pyetjes suaj po ju them se furnizimin e të gjitha familjeve të anëtarëve të Byrosë Politike e bënte pikërisht një drejtori e veçantë, që quhej "Drejtoria e Pritjes". Ajo drejtori furnizimin e këtyre familjeve e bënte nëpërmjet një dyqani të posaçëm të ndodhur në hyrje të Bllokut, saktësisht aty ku sot është restorant "Berlini".
Dhe si bëhej ky furnizim, apo më mirë të themi se çfarë procedurash ndiqeshin për furnizimin e kuzhinës së Enver Hoxhës?
Ju kuptova qartë. Kuzhinieri Miço Madhi, shikonte mungesat ushqimore që shkaktoheshin në magazinën e kuzhinës së Enver Hoxhës. Pas kësaj ai bënte kërkesat për çfarë kishte nevojë të kompletohej familja.
Mbi ç'bazë i bënte këto kërkesa kuzhinieri i asaj familjeje? Mos vallë aty shpenzohej për çfarë të mundej dhe duhet të ishte gjithçka? Pra e kam fjalën se kishte ndonjë program apo kuotë, apo mungojnë këto dhe ato dhe hajde të bëjmë kërkesë? Ju lutem më shpjegoni pak?
Patjetër që kishte një kuotë dhe mos mendo se aty mund të shpenzohej pa karar. Pastaj u ngatërruat në përgjigjen time për faktin se unë nuk jam duke thënë që aty shpenzohej pa lek, prandaj bëni durim ju lutem të më ndiqni deri në fund. Gjithçka që merrej për tu konsumuar në familjen e Enver Hoxhës zhdëmtohej me lek. Kështu, për mënyrën dhe sasinë e shpenzimeve kishte një kuotë dhe llogaritej ushqimi sipas personave të familjes. Këto kuota ishin studiuar mirë dhe kishte lidhje me të ardhurat mujore të saj. Pra mbi bazën e këtyre llogaritjeve, pra të ardhurave mujore, ishte caktuar kuota ditore dhe mujore e çdo personi dhe e gjithë familjes në përgjithësi dhe këto norma kuzhinieri i dinte shumë mirë se i kalonte në dorë përditë. Prandaj ishte pikërisht kuzhinieri ai që e bënte kërkesën për llojet e ushqimeve që duhej të ishin në familje dhe ishte ai që dinte për mungesat e shkaktuara nga konsumi i përditshëm. Pas kërkesës së tij merrej drejtoria e pritjes për të bërë furnizimin e menjëhershëm. Ato, që ta dini akoma më mirë, bëheshin hyrje në magazinën e kuzhinës me fletëdalje e fletëhyrje, të cilat përpiloheshin në tre kopje. Saktësisht ajo firmosej nga drejtori i dyqanit të drejtorisë së pritjes dhe nga kuzhinieri. Një kopje të këtyre fletëhyrjeve të ushqimeve mbahej në familje. Sigurisht i arkivonte kuzhinieri. Kjo, kryesisht përdorej për të parë edhe shpenzimet në çdo moment se ku kishin shkuar nga dita në ditë, apo nga java në javë se mjafton që ai të bënte bilancin e faturave dhe menjëherë e dinte se sa ishin harxhuar në dhjetëditëshin e parë apo javën e dytë etj, etj.
Nuk ju kuptova kur thatë se ky dokument, pra fletëhyrja e ushqimeve në kuzhinën e Enver Hoxhës duhej më shumë për kuzhinierin për të ditur shpenzimet. Pse vetëm për kuzhinierin?
Sepse ndërkohë një fletëdalje e saj, që ishte e njehsuar me fletëhyrjen, rrinte në drejtorinë e pritjes, e cila bënte vetë bilancin e shpenzimeve dhe në fund të muajit ajo dërgonte faturën përmbledhëse se sa i detyrohej shtetit ajo familje dhe të tjerat e anëtarëve të Byrosë. Kuzhinieri kishte bërë ndërkohë bilancin e vet me faturat që ishin bërë hyrje. Dhe shikohej rakordimi i vlerës. Kështu, duke mbajtur dokumentacionin në dosjen e magazinës së familjes, ai dinte saktësisht shpenzimet në çdo moment se ku kishin shkuar dhe ku ishte kuota e tejkaluar apo e pa realizuar që do të thoshte se kishe shpenzuar më pak se të ardhurat.
Familjarët interesoheshin për këto lloj shpenzimesh, pra sa kishin shkuar apo ku ishin deri në një moment për shembull?
Patjetër që interesoheshin? E di se nuk e besojnë shumë njerëz, se kam parë kur ka rënë shumë herë biseda, por unë po ju them me shumë kompetencë dhe me sinqeritet maksimal se familjarët interesoheshin rregullisht për vlerën e shpenzimeve në çdo kohë. Shoqja Nexhmije nuk linte moment pa mbajtur në kontroll gjithçka. Kështu, ajo interesohej se sa shkoi kjo dhe ajo blerje. Ku jemi me këtë dhe atë shpenzim etj. Pra e kishte situatën absolutisht në kontroll.
Dhe si veprohej për zhdëmtimin?
Thjesht fare. Në fund të muajit, drejtoria e pritjes dërgonte në familje faturat e shpenzimeve. Por këtu, pra në fund të muajit, nuk kemi vetëm faturat ushqimore se ato ishin një tregues, por kemi edhe shpenzime të tjera, sepse familja harxhonte edhe në tregues të tjerë duke filluar që nga veshmbathjet, apo shumë lloj shpenzimesh që mund të mendohet për jetesën normale të një familje.
Gjithçka bëhej nëpërmjet drejtorisë së pritjes?
Çdo gjë bëhej nëpërmjet saj. Kryesisht, siç të thashë, ishte nëndrejtori Petraq Postoli që merrej me të gjitha kërkesat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të familjes së vetë Enver Hoxhës. Nëpërmjet Petraqit, bëheshin të gjitha kërkesat. Sigurisht për realizimin e çdo kërkese, ai vinte në lëvizje administratën dhe në fund të muajit i dorëzonte shoqes Nexhmije të gjitha faturat e prera gjatë muajit dhe bilancin përfundimtar. Këto fatura siç të tregova dhe po ta përsëris sërish, ishin të ushqimeve, të veshmbathjeve, të qerasë së shtëpisë, të shpenzimeve të energjisë, të ujit, etj, etj. Kështu shoqja Nexhmije bënte pagesën me faturë dhe përfundonte detyrimi i shtetit për muajin. Pra, likuidohej llogaria mujore e shtetit.
Mund të besohet një procedurë e tillë se që të mendosh se kursehej në familjen e Enver Hoxhës duket së shumti si një paradoks, nuk e di nëse më jep një fakt që të mund të bindem?
Janë gjetur faturat kur është hetuar jo vetëm ajo familje, por mbarë familjet e anëtarëve të Byrosë. Duhet ti kesh parasysh gjyqet e atëhershme që filluan me zhurmë të madhe, por përfunduan si tullumbace. Kur nuk gjenin gjë të palikujduar, se faturat ishin aq të rregullta dhe aq të akorduara se të çudisnin, filluan kërkonin llogari për kafet që pinin grupet e kolektivave që vinin te Enver Hoxha, jo për arsye familjare apo personale, por vinin te Sekretari i Parë dhe kjo ishte një vizitë kolektive që quhej zyrtare. Në këto raste kur grupe nga gjithë Shqipëria takonin Udhëheqësin e Shtetit, shpenzimet si kafet apo pijet i mbulonte Drejtoria e Pritjes që kishte fondin e veçantë. Pikërisht këtu donin të ndaleshin edhe prokurorët e gjyqit të Nexhmije Hoxhës. Pra, nuk mendoj se do fakt më shumë për të më besuar mbi korrektësinë absolute të Enver Hoxhës në drejtim të administrimit jo vetëm të familjes, por të gjithë shtetit se e dini mirë ju se fjala korrupsion atëherë nuk është njohur fare.
E shikoj zoti Gradeci që flisni me nostalgji për Enver Hoxhën dhe normal kjo është e natyrshme për ju që i keni shërbyer me devotshmëri 30- vjeçare, por unë doja diçka të veçantë, pra një detaj që mund të jetë edhe interesant për publikun e gjerë. Mendoni se ka?
Ore unë nostalgjik jam dhe e kam për nder se e shikon mirë ti dhe të tjerët se çfarë bëjnë shtetarët e pas viteve '90. Të majtë e të djathtë e ku di unë sa të tjerë, se janë bërë një pirg me parti dhe një grumbull me kryetarë, të cilët flasin e përbetohen populli e populli dhe qëllimi është libreza bankare e familjes së tyre. Më thuaj po deshe nëse e kam gabim. Kanë siguruar brezat dhe e kanë zhytur shtetin në borxhe me shifra astronomike. Presin shirita me borxhe të huaja që ja lënë popullit si zgjedhë mbi kurriz se nga taksat e tij do dalin. Ndërsa ti më thua "nostalgjik". Ku ka fakt më të mirë ore zoti gazetar që unë po të them se Enver Hoxha që kishte të gjithë shtetin në dorë, ka mbajtur një llogari familjare për të ardhur zili dhe kanë bërë një jetë tepër të programuar brenda të ardhurave të tyre mujore.
Pra jeni duke më treguar se kishin problem jetesën apo si ta kuptoj?
Unë po të flas për llogaritë, se të mbash llogari dhe të shpenzosh brenda hapësirës që të lejon buxheti nuk do të thotë të jetosh keq, se kjo varet nga të ardhurat. Por ka rëndësi që ata nuk kanë dalë nga limitet e asaj që përcaktonte buxheti familjar dhe këtë jua them duke e ditur që në shumë njerëz do të dukem sikur propagandoj dhe mashtroj se sot është çudi e madhe, pasi po të thuash një të vërtetë që nuk e pëlqejnë, të ngjisin një mijë e një epitete. Çfarë s'të thonë.
Sa ishin këto të ardhura, i dini ju ?
Patjetër që e di shumë mirë. Enver Hoxha merrte një rrogë prej 16 000 lekë të vjetra të asaj kohe, ndërsa Nexhmije Hoxha si drejtoreshë e Institutit të Studimeve marksiste-leniniste në Komitetin Qendror, sipas vendit të punës merrte shumën prej 14 000 lekësh të vjetra. Pra, gjithsej të ardhurat e tyre shkonin te 30 000 mijë lekë të vjetra në muaj, që do të thotë se ishte një shumë e kënaqshme. Por, duke hequr qeratë, të cilat vetëm shtëpia që e di shumë mirë se shkonte 2 400 lekë të vjetra në muaj si dhe shpenzimet e tjera, në fund të muajit familja dilte jek e jek si i thonë fjalës, mos të them se kishte raste që ngelej debitore te Drejtoria e Pritjes, kështu që kjo diferencë i kalonte muajit të ardhshëm që do të thoshte se në vijim duhej shpenzuar më pak pasi kishte filluar muaji me diferencë. Pra që ta kesh të qartë, ishte llogaritur që ajo familje të jetonte normalisht, por..., aman pa pasur asnjë numër llogarie, të cilën do ta vuanin më mbrapa fëmijët kur do të ngeleshin pa asnjë të ardhur, madje duke qenë edhe nën presione të pallogaritshme.
Thatë se Enver Hoxha merrte 16 000 lekë të vjetra. Jam kurioz të di se kush e merrte rrogën e tij, pra kush dhe si firmoste?
Rrogën e merrte shefi i kabinetit të tij, Haxhi Kroi. Ai e mbante në zarf dhe ja dorëzonte në dorë shoqes Nexhmije, sepse ajo merrej me të gjithë veprimtarinë e familjes. Pastaj ajo merrte edhe rrogën e saj. Këto rroga që merrte, i përdorte për të likuiduar bilancin e muajit që kishte kaluar. Sepse bilancet e shpenzimeve, apo faturat e shpenzimeve të muajit që kalonte vinin nga drejtoria e pritjes, pra nga Petraqi, në fund të muajit që koinçidonte pikërisht me marrjen e rrogave. Kjo do të thotë se rrogat që merreshin kalonin te drejtoria e pritjes për shpenzimet e bëra. Muaji që vinte vijonte vetëm me kërkesa dhe realizime për tu paguar të gjitha në fund kur merreshin rrogat e tjera.
Kur u martuan fëmijët jetonin në banesa më vete mesa më keni shpjeguar, por brenda godinës së Enver Hoxhës apo jo? Këta futeshin në këto lloj procedurash?
Fëmijët kur ishin të vegjël kur kam filluar unë punën jetonin në banesën e Enver Hoxhës, e cila ju them sinqerisht ishte shumë e vogël për atë familje të madhe, pasi Enveri aty mbante edhe dy motrat, si dhe nënën e tij dhe vjehrrën. Kur u rritën dhe u martuan, korrespondoi më bërjen e shtëpisë së re për të cilën ka ngulmuar shumë Hysni Kapo, ata morën apartamentet e tyre. Siç jua kam shpjeguar edhe kur pamë konkretisht shtëpinë, Iliri me Teutën, Sokoli me Liljanën dhe Pranvera me Kelmendin, jetonin më vete nga krahu tjetër, madje edhe hynin nga porta sekondare sepse nga porta që hynte Enver Hoxha shkohej në shtëpinë e tij. Ata kishin familjet e tyre dhe apartamentet e tyre. Kishin miq të njohur që u bënin vizita apo shkonin të shoqëruar nga vetë ata. Kështu që kushdo që shkonte te ata, nuk kishte lidhje me Enver Hoxhën, pavarësisht se ishte në të njëjtën godinë. Ne nuk kishim të drejtë ti ndalonim apo të thoshim gjë sepse ata ishin të shoqëruar nga familjarët. Madje, ne nuk kishim të drejtë të hynim fare në ambiente banese as në korridore, por kishim për detyrë vetëm ruajtje dhe vëzhgim të rreptë nga jashtë për efekt sigurie. Po kështu, në atë krah ishin edhe banesat e motrave të shokut Enver. Atyre gjithashtu u vinin shumë shoqe sidomos gra gjirokastrite, të cilat i prisnin dhe i përcillnin. Pra, të gjithë këta hynin nga porta tjetër nga drejtimi që kishin hyrjet e apartamenteve të tyre.
E kishim fjalën te shpenzimet e ushqimeve, ata futeshin në llogarinë e drejtorisë së pritjes?
Aty do të dal. Pavarësisht se ata ishin në apartamente të veçanta, ishin në ambientet e Enver Hoxhës. Ata konsumonin ushqim në kuzhinën e familjes dhe sipas shpenzimeve mujore, bënin zhdëmtimet e tyre. Pra, komunikonin me shoqen Nexhmije për sasinë dhe vlerën e faturave që duhej ti zhdëmtonin shtetit. Kryesorja është se asnjë qindarkë nuk ngelej dhe nuk ka ngelur pa u zhdëmtuar.
Jam kurioz zoti Sulo në lidhje me blerjen e ilaçeve të Enver Hoxhës. Kam dëgjuar se në këtë rast mund të abuzohej, apo jeni akuzuar se keni abuzuar, pasi ato merreshin jashtë shtetit në farmaci private. Mund të më thoni diçka për këtë?
Ma ka thënë jo një, por shumë këtë lloj aludimi dhe nuk je i pari. Por mendon ashtu se nuk e di si operohej dhe çfarë rigoroziteti kishte. Së pari po ju them se asgjë nuk blihej pa qenë bashkë 2-3 persona.
Kur dhe si bëhej blerja e ilaçeve?
Mjeku përkatës që mbante në kontroll këtë lloj sëmundje për shembull diabetin kur shikonte që në farmacinë e familjes së Enver Hoxhës kishte mbaruar apo ishte duke u mbaruar një apo disa lloj medikamentesh që përdoreshin për atë kurim, ai përpilonte kërkesën për ti sjellë menjëherë. Po kështu bënin edhe mjekët e tjerë sipas drejtimeve që kishin në mbikëqyrjen e shëndetit të tij. Për të sjellë këto ilaçe, krijohej komision ju thashë që ishte jo më pak se 2-3 persona. Këta shkonin jashtë shtetit, për shembull në Itali merrnin me vete edhe përfaqësuesin e ambasadës që më së shumti ishte përfaqësues i sigurimit. Pra kur shkonin për të marrë ilaçin në farmaci ishte një ekip që s'kishe nga lëvizje. Vetëm me firmat e këtij ekipi kishte vlerë fatura dhe mund të bëheshin hyrje në farmacinë e familjes së Enver Hoxhës. Kur shkonin në farmaci dhe kishin rënë dakord për çmimin merrnin ilaçin dhe menjëherë pa e prekur e paketonin në një zarf special, i cili mbyllej në formën e pakos, duke futur brenda tij edhe një procesverbal ku ishte shënuar saktësisht ajo çka ishte vepruar dhe i firmosur nga të gjithë të pranishmit. Pastaj kjo pako apo zarf i mbyllur dhe i vulosur për të mos u hapur pa praninë sërish të një komisioni tjetër futej në kasafortën e dorës që e kishte njëri nga anëtarët e atij komisioni. Po kështu veprohej me ilaçet e tjera, të cilat mund të merreshin diku tjetër se nuk ndodheshin në atë farmaci. Pra për çdo blerje firmosej dhe vulosej në të njëjtën mënyrë zarfi dhe përpilohej procesverbali dhe po ashtu futej në kasafortë. Në këtë mënyrë veprohej për çdo blerje ilaçesh. Kështu që nuk kishte shans që një medikament që merrej të rrinte i hapur fare, por menjëherë me procesverbal dhe me mbyllje në pako kalonte në kasafortën e dorës. Për farmacistët as që bëhej fjalë se mund të kuptonin se ato ilaçe mund të merreshin për kreun e shtetit të Shqipërisë.
Dhe si operohej pasi mbërrinin në Shqipëri?
Si mbërrinin në Shqipëri gjithë ekipi i kthyer nga jashtë mbërrinte në zyrën time. Aty në praninë e tyre dhe të krijimit të komisionit tjetër bëhej kontrolli dhe bërja e hyrjes në farmacinë e familjes.
Ngrihej sërish komision?
Patjetër. Do të verifikoheshin ilaçet, firmat, ndjekja e procedurave rigoroze, etj, vetëm atëherë bëhej hyrja e tyre. Në komisionin që do të bënim verifikimin dhe bërjen e hyrjes së tyre merrja pjesë unë, infermierja e farmacisë së familjes që do ta bënte hyrjen në farmaci, që ishte pikërisht Kostandina Naumi, mjeku personal, pra Isuf Kalo dhe drejtori i klinikës speciale të udhëheqjes Pavllo Milo. Ne shikonim vulosjen e kasafortës së dorës mos kishte ndonjë dyshim hapjeje fillimisht. Pastaj e hapnim dhe shikonim zarfin nëse ishte firmosur nga të gjithë dhe si ishte vulosur dhe nëse kishte ndonjë problem dyshimi. Pas kësaj e hapnim atë zarf dhe fillimisht kontrollonim procesverbalin e përpiluar për marrjen e ilaçeve të firmosur nga të gjithë të pranishmit në momentin e blerjes. Pastaj hapnim ilaçet dhe si i shikonim mirë dhe bindeshin të gjithë se gjithçka ishte në rregull i merrte Kostandina dhe bënte hyrjen e tyre. Pas kësaj përpilonim një procesverbal përmbyllës për ministrinë e Shëndetësisë, ku do të bëhej likuidimi i faturave.
Prapë bënit procesverbal ?
Patjetër se do të operohej me faturat e ilaçeve që kishin ardhur. Kështu, në fund si ishin bërë hyrjet unë bëja tip raporti më mirë të them ku shënoja kryesisht se kush e kishte bërë kërkesën për ilaçet e blera. Kush kishte dhënë urdhrin për blerje. Kush i kishte caktuar njerëzit që shkuan ti blinin këto ilaçe. Kush ishin konkretisht ata njerëz që quheshin "grup i posaçëm". Si erdhën. Si u ndoqën procedurat. Si u bënë hyrjet, etj etj. Pra, çdo gjë përpilohej në procesverbal. Atij procesverbali i bashkëngjitej fatura përkatëse që ishte marrë medikamenti, si dhe të gjitha materialet shoqëruese, duke filluar që nga zarfi i firmosur. Ky procesverbal tip raporti i shkonte ministrit të Shëndetësisë, për shembull Ali Alushanit për firmosje. Pas firmosjes së tij njihej likuidimi i faturave dhe gjithë dokumentacioni rrinte në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pra ishte shumë i rregullt dokumentacioni dhe procedurat saqë nuk të linin vend për abuzime siç më akuzuan mua pas vitit 1990 kur më arrestuan. Por nuk linte shkak edhe për ndonjë lloj helmimi të Enver Hoxhës, pasi siguria ishte maksimale dhe jo siç dëgjojmë shpesh intervistues të papërgjegjshëm dhe që s'kanë pasur ndonjë lidhje me ilaçet dhe deklarojnë se Enver Hoxhën e kam pasur në dorë dhe e helmoja kur të doja. Broçkulla të rëndomta. Nuk bënte vaki. Rregullat e administrimit, të shpenzimeve dhe të ruajtjes ishin të hekurta.
Pse për këtë jeni arrestuar juve?
Për këtë lloj procedure jam akuzuar më shumë, duke më thënë se kisha mundur të përfitoja lek. Kështu unë jam mbajtur në hetuesi jo pak por tre vjet. Madje për të të korrigjuar edhe ty se nga numri i kaluar ke shënuar që kam qenë tre muaj i arrestuar po të them se kam qenë plot tre vjet i arrestuar, ku është kërkuar dhe është gërmuar kudo dhe për çdo gjë dhe në fund më kanë lënë të lirë nga salla e gjyqit. (qesh duke shtuar me shaka) Më erdhi mirë kur tre vitet e burgut i kishe bërë tre muaj se më kishe ulur goxha, por ja që më kanë izoluar nën një presion të rëndë plot tre vjet.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)