Klopp: Mos të çmendemi nga lumturia

Trajneri i Borusia Dortmundit, Jurgen Klopp ka deklaruar pas ndeshjes me Real Madridin se lojtarët e tij nuk duhet të mendojnë se kanë arritur finalen. Klopp ka lavdëruar pa masë lojtarët e tij për një paraqitje briliante.
"Ishte një lojë e madhe nga lojtarët e mi. Ata ishin të fortë, të shpejtë, mahnitës me futboll total. Pjesa e dytë që luajtën, ishte më e mirë ndonjëherë. Luajtën të gjithë mirë, Gotze, Reus të gjithë. Sa për Lewandowskin, ai është një sulmues i klasit të lartë që nuk më befason aq shumë me këta gola. Nuk bën që të çmendemi nga lumturia sepse e kemi edhe një ndeshje" deklaroj Klopp./Indeksonline/