E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votojnë tifozët e Realit, vetëm Diego Lopez vlenë

Tifozët e Real Madridi janë zhgënjyer me paraqitjen e galaktikëve në ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit. Në një sondazh në gazetën "Marca" tifozët patën rastin të vlerësojnë lojtarët më të mirë dhe më të dobët të Realit në këtë takim.

Padyshim që më i miri u vlerësua portieri Diego Lopez i cili në disa raste e shpëtoj Realin nga kapitullimi duke bërë tri ndërhyrje fantastike në këtë ndeshje. Lopez ishte me notën më të lartë, 6.6.

Ronaldo dhe Varane u vlerësuan me notën 4.3 ndërsa Coentrao me 3.3 Mourinho u vlerësua me notë të dobët si trajner, 2 .2

Padyshim që dështimi i ndeshjes ishte Pepe me notën 1.4 të cilën gjatë tërë ndeshjes e përcillte hija e quajtur Robert Lewandowski./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›