Padrejtësia që i'u bë Luis Suarezit

Gjesti i sumuesit të Liverpoolit, Luis Suarez padyshim që meriton shumë kritika, dënim e suspendim. Pas kafshimit që i bëri serbit Ivanovic, Suarez u dënua me 10 ndeshje dënim nga Federata Angleze. Ky dënim është një nga dënimet më të ashpra në futbollin anglez.
Por analistët e futbollit anglez pranojnë se federata qartazi po bën dallime në vendimet e saj. Para pak vitesh, sulmuesi i Tottenhamit Jermaine Defoe e kishte kafshuar atëbotë ish futbollistin e West Ham, Javier Mascheranon dhe dënimi për të ishte vetëm 30 mijë funta, ndërsa nuk u dënua me asnjë ndeshje moslojë.
Rasti i njëjt për Suarez u dënua me 10 ndeshje moslojë, për të vetmen arsye sepse Suarez nuk është anglez por uruguajan.
Luis Suarez ishte ai që e fyeu në baza racore Patrice Evran për të cilin gjest federata e dënoj me 8 ndeshje moslojë. Ishte John Terry ai që e bëri të njëjtën gjë ndan Anthony Ferdinand ndërsa dënimi i tij ishte përgjysmë më i lehtë sa i Suarez, vetëm 4 ndeshje.
Në Premierligën Angleze viteve të fundit ka patur ndërhyrje të ashpra që për pasojë shumë futbollistë kanë thyer këmbët por që asnjë prej tyre nuk ka marrë dënim më të ashpër se 7 ndeshje.
Eden Hazard u tregua jonjerëzor ndaj një mbledhësi topash por që dënimi i tij nuk është më i rëndë se 3 ndeshje.
Liverpooli sigurisht që është ankuar në dënimin e Suarez duke bërë krahasimet e njëjta. /Indeksonline/