E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton feston 1 vjetorin e lidhjes me të dashurin

Ajo mund të mos ketë ndonjë film për të promovuar por pasanikja Paris Hilton ka qenë një nga femrat më të komentuara në festivalin e filmit në Kanë.

31 vjeçarja e cila u fotografua bashkë me të dashurin 21 vjeçar, modelin spanjoll River Viiperi kanë festuar 1 vjetorin e lidhjes së tyre.

Gjatë festës ata u fotografuan edhe në poza intime, por në një party të organizuar enkas për përvjetorin Paris u pa e veshur me të zeza me njërin krah jashtë, teksa shoqërohej nga i dashuri.

Gjatë urimit të tij në Twitter River shkruan, “Gëzuar 1 vjetorin e bukura, e dashura, perfektja, vajza më e ëmbël në planet. E dashura ime, gruaja ime e ardhshme, jeta ime. Biondja ime mahnitëse @ParisHilton"

Me këtë postim nisën të përhapen zërat se çifti ka filluar të mendojë për martesë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›