E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt përballjes së egër me nordikët!

de biasi ne osloDe Biazi: Kontrata e re? ..Norvegjia

Trajneri i kombëtares shqiptare shpjegon situatën e momentit në përgatitjen e sfidës së madhe të 7 qershorit

Italiani që drejton përfaqësuesen kuqezi flet për gjithçka në lidhje me këtë vigjilje. Emra të rinj, dhe kontrata e re, që për momentin del në plan të dytë, para ndeshjes me shumë spec

Bokse

Probleme në mbrojtje: Unë nuk shoh vetëm një repart, por të gjithë skuadrën që duhet të sulmojë, dhe njëherësh të mbrohet në mënyrë kompakte. Nuk është thjesht mbrojtja, por e gjithë skuadra duhet dhe mendoj se do të vihet në funksion të mbrojtjes

Duhet ta jetojmë këtë moment me entuziazëm, por pa e shfrenuar fantazinë. Rruga është akoma e gjatë dhe është e gjitha për tu përshkuar…Të gjithë bashkë afër skuadrës kombëtare

 

Playoff? Në këto momente ajo që po mendoj është një ndeshje e madhe kundër Norvegjisë. Po mendoj për ndeshjen e radhës, Deri atëherë kemi edhe shumë pengesa për të kaluar, dhe njëra prej tyre daton më 7 qershor…

Maj impulsiv, për kombëtaren. Sezoni është mbyllur, por aspak për skuadrën përfaqësuese shqiptare. Ajo ka edhe një tjetër provë force dhe karakteri, atë të 7 qershorit. Trajnerin De Biazi nuk e trembin aspak mungesat e shumta për ndeshjen  me Norvegjinë, dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për ti zëvendësuar ato në mënyrën më të mirë.

Në një intervistë të gjatë dhënë për Gazeta e Sportit, Xhani, tekniku italian flet për gjithçka, vlerëson forcën e kundërshtarit, por për momentin nuk mendon aspak problemin e kontratës së tij, por thjesht dhe vetëm çështjen e fitores me Norvegjinë. Një 90 minutësh zjarri, që për teknikun ka nisur të përgatitet që të nesërmen e sfidës së fituar në Oslo. Numri një i kombëtares kuqezi, ndër shumë e shumë të tjerash në këtë rrëfim ka

shtuar se ky moment duhet jetuar,  por pa e shfrenuar aspak fantazinë. Koha që ka kaluar në drejtimin e ekipit, e ka bërë atë të kuptojë forcën dhe vlerat e skuadrës kuqezi, që sipas tij duhet të dalin në pah pikërisht, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Ka besim te grupi, dhe mendon se skuadra duhet të luajë e bashkuar dhe në grup si në mbrojtje dhe në sulm. Për këtë vigjilje, për emrat e rinj, për kundërshtarin, për pozicionin e tij, dhe për shumë detaje të tjera mister De Biazi nuk përton kurrsesi të shpjegohet.

 

-          Do të luani me Norvegjinë… Momente tensioni, frike apo momenti për të vlerësuar kundërshtarët?

-          Skemi asnjë lloj frike. Është thjesht ideja që duhet të përsërisim ndeshjen që bëmë në Oslo, pa menduar se do të jetë më e lehtë sepse do të luajmë në Tiranë. Duhet një prezantim i njëjtë si në ndeshjen e parë, dhe marrja e rezultati pozitiv. Kjo është shumë e rëndësishme.

-          Si është situata në ekip për këtë ndeshje që po afron?

-          Varet gjithçka nga momenti psikologjik dhe fizik që po kalojnë lojtarët, të cilët vijnë nga një sezon shumë i lodhshëm në klubet e tyre. Një fakt që është sa shqetësues, por jo i pakalueshëm. Unë kam ndjekur në vijimësi gjatë këtyre kohëve lojën e tyre. Ngarkesa fizike e fund-sezonit për futbollistët tanë nuk është e njëjtë, edhe për  kundërshtarin që janë në gjysmën e sezonit.

-          Ju shqetëson mbrojtja. Ka shumë mungesa, të cilat trajneri duhet ti rikompozojë. Është vërtet problem kryesor, apo alternativat janë gati?

-          Ndryshe nga ndeshja në Oslo, do të na mungojë në mbrojtje vetëm Cana, duke parë që Lila luajti si mesfushor. Unë nuk shoh vetëm një repart, por të gjithë skuadrën që duhet të sulmojë, dhe njëherësh të mbrohet në mënyrë kompakte. Nuk është thjesht mbrojtja, por e gjithë skuadra duhet dhe mendoj se do të vihet në funksion të mbrojtjes. Një skuadër e tërë në mbrojtje, dhe një skuadër e tërë në sulm.

-          Realisht, ndeshja kundër Norvegjisë është ndeshja që do të vendosë shumë gjëra. Po për sa i përket kualifikimit?

-          Mendoj se nuk do të vendosë shumë… natyrisht, nëse do të fitojmë këtë ndeshje duhet të mendojmë pastaj më me qetësi për ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës. Por, mund të them se varet shumë nga rezultati i këaj ndeshjeje. Pozitat në grup të çojnë në këtë konkluzion. Por, ne e shohim si ndeshje radhe në grup. Dhe që duhet ta vlerësojmë dhe kalojmë shumë mirë.

-          A ka frikë De Biazi për këtë ndeshje?

-          Paura..NOOOOO (frikë Joooooo, haha) Përkundrazi. Jam shumë i nderuar që kam arritur të krijoj së bashku me lojtarët një grup shumë të mirë në kombëtaren shqiptare. Ata do të japin maksimumin në fushë për të nderuar fanellën e tyre, publikun e tyre në Qemal Stafa. Kam besim…

-          Si e gjen kombëtaren shqiptare kjo ndeshje? Përveç të tjerave, do të mungojë edhe Alban Meha…

-          Më vjen shumë keq për të gjitha mungesat, sepse e di shumë mirë sesa e duan fanellën ata lojtarë, dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur ngjyrat e kombëtares. Do të bëj të pamundurën për ti zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë kohës që kemi në dispozicion, së bashku me stafin do të shoh të gjitha mundësitë reale, gjendjen e gjithsecilit për të hedhur në fushë një formacion realisht agresiv.

-          Nëse fitojmë ndaj Norvegjisë, atëherë, sa shanse kemi për Brazilin?

-          Nëse fitojmë këtë ndeshje, atëherë kemi bërë një hap të rëndësishëm, por duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe të derdhim djersë ende, sepse rruga është shumë e gjatë, deri në atë endërr që e presim të gjithë bashkë. Por, para së gjithash, të kalojmë Norvegjinë…

-          A e keni menduar në fillim të shortit që gjërat do të shkonin kështu?

-          Në një farë mënyre e dija… Ashtu si të gjithë ju që mendonit gjithmonë këtë ëndërr, edhe unë shpresova dhe vazhdoj të shpresoj. Ditë pas dite, grupi është rritur si teknikisht, ashtu edhe në mënyrën e organizimit. Theksoj që duhet të punojmë më shumë. Shumë më tepër, për të arritur deri në finalen që presim të gjithë.

-          A do të ketë emra të rinj lista për ndeshjen me Norvegjinë? Përse keni vendosur të integroni të gjithë, edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme?

-          Kur marim vendimet, unë dhe stafi im kemi ndjekur dhe kemi vlerësuar çdo detaj të mundshëm. Nuk i bëjmë gjërat në mënyrë sipërfaqësore. Nëse kemi vendosur të grumbullojmë ndonjë lojtar të ri, e bëjmë sepse besojmë që mund të na japë një kontribut të menjëhershëm, ose në të ardhmen, për ekipin tonë.

-          Presidenti Duka ka thënë se kundër Norvegjisë duhet të futemi në fushë si ushtarë, për të dalë si gjeneralë. Nëse bëjmë të kundërtën, jemi të humbur…

-          Presidenti ka thënë diçka shumë inteligjente, ne duhet të luajmë gjithmonë si ekip i bashkuar dhe kjo mund të jetë forca e kësaj skuadre. I njohim mirë kundërshtarët, dhe kjo do të thotë se kemi më shumë mundësi për të fituar. Realisht prezenca në fushë si të bashkuar mudn të bëjë që atë natë të dalim si Gjeneralë nga stadiumi. Mundësitë janë…

-          A po e mendon Misteri i kombëtares, rinovimin e kontratës?

-          Në këtë moment, objektivi im i vetëm quhet Norvegji. Asgjë më shumë.

-          Rinovimi i kontratës suaj…?

-          Norvegjia…ky është objektivi aktual. Kaq mund të përcaktoj për momentin në lidhje me pyetjen tuaj.

-          Presidenti të dielën gjatë një interviste në TV të djelën theksoi se pavarësisht si do

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›