Klose e do Botërorin 'Brazili 2014'

Nëse Miroslav Klose arrin të jetë pjesë e Botërorit të Brazilit, më 2014, sigurisht se do të kërcejë nga gëzimi. Mirëpo, derisa të arrijë ai moment, sulmuesi gjerman është nën ethe.
“Mendoj se jam ende i aftë për të luajtur në nivele të larta. Shpresoj të jem në gjendje të luaj në Botërorin e Brazilit. Shpresoj të jem në formë dhe shëndosh e mirë, në vitin 2014, që ta realizoj një tjetër objektiv timin”, u shpreh futbollisti i Lazios, i cili vazhdon të shfaq formë të mirë në Serie A, por edhe në përfaqësuesen gjermane.
34 vjeçari ka realizuar 65 gola me Die Mannschaft, vetëm tre më pak se legjenda Gerd Muller.