Ish-drejtorë të CIA-Obamës: Ndërpre hetimet mbi abuzimet
Shefi i departamentit të Drejtësisë, Eric Holder, muajin e kaluar caktoi një prokuror për të shqyrtuar nëse duhen ngritur akuza ndaj anëtarëve të CIA-s, për tejkalim të metodave të pranuara të marrjes në pyetjeje të të dyshuarve, përfshi përdorimin e korrentit dhe kërcënimet me vdekje për të frikësuar të burgosurit.
Shtatë krerët e CIA-s deklaruan se kjo çështje ishte hetuar një herë gjatë administratës Bush dhe se prokurorët ndoqën penalisht vetëm një oficer.
"Kjo çështje do të dëmtonte rëndë vullnetin e oficerëve të shërbimit sekret për të marrë rreziqe në mbrojtje të vendit", thuhej në letrën e tyre dërguar presidentit Obama.
"Ne gjykojmë se ndërmarrja e rreziqeve të tilla është thelbësore për suksesin në luftën e gjatë dhe të vështirë kundër terroristëve që vazhdojnë të na kërcënojnë", thuhet më tej në letër.
Letra drejtuar Obamës u nënshkrua nga tre drejtorë të CIA-s në kohën e administratës Bush dhe katër të tjerë të periudhës së administratës Nixon.
Obama ka deklaruar se ai kërkon të shohë përtej administratës Bush, të cilën grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar për përdorimin e torturës për të nxjerrë informacion nga militantët e dyshuar, në shkelje të ligjit amerikan dhe ndërkombëtar.