E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi, i pranishëm edhe Zv. ambasadori i OSBE-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e fletëve të hedhura gabim të njësisë bashkiake numër 11 në kryeqytet ndërkohë që procesin e numërimit po e ndjek nga afër edhe zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë Dan Redforf.
 

Më herët ditën e djeshme ambasadori i OSBE-së, në Tiranë, Eugen Wolfarth zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani ku kërkoi që procesi i vlerësimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar të zhvilllohet në integritet të plotë.

Ndërkohë ditën e djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë e njësive 8, 9 dhe 10 ku kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdoi të ruajë avantazhin me 76 vota kundrejt kandidatit socialist Edi Rama.
 

Pas numërimit të njësisë bashkiake numër 10 kandidati demokrat Lulzim Basha mori 11 vota, ndërsa kandidati socialist Edi Rama mori 8 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›