E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Nëse firmoset pakti PD-LSI do të tërhiqem nga partia

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Fatos Klosi është shprehur për mediat se nëse LSI-ja do të firmosë me Partinë Demokratike do të largohet nga partia. Ai gjithashtu u shpreh se qëndrimi i tij dhe i katër anëtarëve të tjerë për mosmarrëveshje me Partinë Demokratike nuk motivohet nga interesa personale. Ndërsa pyetjes të gazetarëve se do të kthehej në Partinë Socialiste pas largimit të tij nga LSI-ja Klosi iu përgjigj se nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kthimin tek Partia Socialiste.
Dy ditë më parë 5 antëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim si Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Fatos Klosi i bënë apel kreut të LSI-së Meta të rishohë marrëveshjen me PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›