Vepra madhore që përfundon në 2 vjet
24/08/2009 Kryeministri Berisha inauguron nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit
Ndërtimi i këtij aksi kombëtar, mbart vlera të jashtëzakonshme ekonomike
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Peshkopia se ndërtimi i Rrugës së Arbrit është një prioritet i qeverisë së tij, pasi ajo shumëfishon marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Maqedoninë mike dhe bën që gjithë portet e Shqipërisë të jenë gjithnjë e më të përzgjedhur e më të përshtatshme, për Maqedoninë dhe për Bullgarinë perëndimore. Kreu i qeverisë bëri këto vlerësime gjatë ceremonisë së inaugurimit të fillimit të punimeve për sistemim asfaltimin e rrugës Ura e Cerenecit – Peshkopi, loti 2, që lidhet me Rrugën e Arbrit. Ai ka vlera shumë të rëndësishme se lidh këtë segment rrugor me Rrugën e Arbrit, për zhvillimin e kësaj zone, duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është një premtim elektoral i mbajtur i qeverisë. Sipas tij, me përfundimin e kësaj rruge dhe me rrugën e Arbrit, Peshkopia do të ketë lidhjet më moderne më Tiranën, Prishtinën e Shkupin. “Rruga e Arbrit është shndërrimi në realitet i një ëndrre të banorëve të këtyre zonave, të të gjithë shqiptarëve të trevave të tjera, të lidhura shpirtërisht dhe pazgjidhshmërisht me Dibrën, me Tiranën dhe mbarë Shqipërinë. Rruga e Arbrit është vepër madhore, e cila do të përfundojë brenda 2 viteve të ardhshme”, deklaroi Kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo rrugë bën të mundur që banorët e Peshkopisë dhe gjithë zonave përreth, të vijnë në Tiranë në një kohë mbi 2 herë më të shkurtër dhe në kushte shumë herë më komode se sa në rrugën ekzistuese. Po ashtu, Rruga e Arbrit gjithashtu shkurton distancën midis Shkupit dhe Tiranës, me mbi 100 kilometra. Kryeministri vlerësoi se ndërtimi i kësaj rruge mbart edhe vlera të jashtëzakonshme ekonomike, pasi shumëfishon marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Maqedoninë. “Bën që të gjithë portet e Shqipërisë të bëhen gjithnjë e më të përzgjedhur e më të përshtatshëm, për Maqedoninë dhe për Bullgarinë perëndimore. Rruga e Arbrit do të jetë rruga e fluksit të madh turistik”, deklaroi ai. Gjatë kësaj ceremonie shefi i ekzekutivit shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për banorët e zonës për mbështetjen e madhe që i dhanë në 28 qershor Partisë Demokratike, qeverisë së saj dhe demokracisë shqiptare.
Universiteti i Peshkopisë
Kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë për hapjen këtë vit të Universitetit të Peshkopisë. “Këtë vit do të fillojë të funksionojë në Peshkopi universiteti i tij. Edhe ky është një premtim tjetër elektoral. Por ju i meritoni të gjitha premtimet dhe realizimin e tyre, ndaj unë ju jap fjalën ju se çdo premtim që kam dhënë para jush, do ta shndërro në realitet”, ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha.
PD reagon ndaj pretendimeve të PS-së për gjendjen ekonomike
“Sukseset e vendit, katastrofë personale të Edi Ramës”
Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratat e dala nga selia e Partisë Socialiste, e cila pretendon për mungesë investimesh, pasi arka e shtetit është bosh. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka deklaruar se kryetari i PS-së po bën çmos që të bindë shqiptarët, se vendi është futur në krizë. “Kryetari mandatprerë i Partisë Socialiste apo Mr. Kriza, gjendja e të cilit ka degraduar në një shkallë shumë të rëndë, u përpoq sërish të bindë shqiptarët se vendi po kalon një krizë ekonomike, vetëm e vetëm se ai është i bindur se për sa kohë ai personalisht është në krizë dhe i pashpresë edhe në vend çdo gjë tjetër është në krizë dhe katastrofë”, ka thënë ajo. Ajo thekson se PD i thotë kryesocialistit Rama se paralajmërimet e tij të përditshme për krizë ekonomike në Shqipëri, koha i provoi tërësisht si mashtrime. “Shqipëria sot është i vetmi vend në Evropë me rritje ekonomike rreth 6% dhe në rast se në shumicën e vendeve të Evropës të ardhurat buxhetore të krahasuara me një vit më parë kanë pësuar ulje të ndjeshme, gjë që i ka detyruar ato t’i ulin rrogat dhe pensionet nga 8 deri në 16%, në Shqipëri të ardhurat buxhetore krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje prej 7% dhe rrogat dhe pensionet jo vetëm që nuk u ulën, por u rritën nga 5 deri në 20%”, tha zëdhënësja e PD-së. Sipas saj, të përpiqesh të ndjellësh çdo ditë krizë kur ajo nuk ekziston, dëshmon se sukseset e vendit kreu i PS-së i përjeton si katastrofë personale.