Klosi PS hetim aritmetik vjedhjes se Ristanit
Partia Socialiste do te nise hetim per shifrat e votave per Bashkine e Tiranes. Nje fakt i tille u be prezent nga sekretari organizativ i socialisteve Blendi Klosi. Ristani dhe Saliu nuk po mjaftohen duke manipuluar kutite kodet e zarfet. Tanime kjo dyshe e turpshme ka vendosur te sfidoje dhe vete aritmetiken e thjeshte dhe logjiken e cdo shqiptari e nderkombetari. Sepse si ka mundesi qe kur numerohen mbi 250 000 vota ne sy te te gjithe publikut ato ndahen ne menyre thuajse te barabarte nderkohe qe ne vetem 117 kuti te numeruara nga Ristani diferenca e votave te hedhura gabimisht te jete 81 vota ne favor te Lulzim Bashes Partia Socialiste ka filluar tashme nje hetim te pavarur mbi cmendurine aritmetike te tabelave te Ristanit qe se shpejti do te do te zbardhe per cdo qender votimi skemen e trashe e primitive te vjedhjes te mandatit te Bashkise se Tiranes - tha Klosi. Sekretari socialist theksoi se sot nuk ka mbetur me qytetar shqiptar apo mik e partner i huaj i Shqiperise qe te mos kuptoje se cfare krimi eshte duke kryer Ristani per llogari te Sali Berishes. Ky proces kriminal ilegjitim manipulativ e spekulativ nuk mundet dot kurre te legalizoje vjedhjen e zgjedhjeve ne tavolinen e pushtetit. Per socialistet kjo eshte nje vjedhje e hapur qe po kryhet nga KQZ-ja e qe mban vulen e Kryeministrit Sali Berisha. Vjedhja dhe turpi qe filloi pas numerimit qe u pa nga miliona qytetare shqiptare dhe qe nxori fitues Edi Ramen tanime ka degjeneruar ne nje farse qe nuk eshte pare e degjuar kurre ne ndonje vend te botes demokratike. Kutive te thyera e te mbushura me vota per Lulzim Bashen kodeve qe mungojne e kodeve te manipuluara qe nuk perputhen me kodet e shenuara ne procesverbale zarfeve te votave te kontestuara qe zhduken pa nam e pa nishan dhe fleteve te votimi qe gjenden jashte zarfeve tanime u jane shtuar dhe kercenimet kunder vezhguesve te opozites apo perjashtimet e vezhguesve qe kane denoncuar parregullsite dhe manipulimin e kutive. Te gjitha keto pjese e nje procesi te turpshem kriminal e primitiv vjedhjeje per te grabitur bashkine e Tiranes - theksoi Klosi. Dy dite me pare nenkryetari i PS-se Sajmir Tahiri beri te ditur se ne kutite e njesise bashkiake 1 rreth 20 QV rezultojne me me pak flete se zgjedhes. 4 QV rezultojne me me shume flete se zgjedhes ku vetem nje QV ka plot 21 flete me shume se zgjedhes. Kuti te thyera e te cara nga ku dalin vota te pafutura ne asnje zarf apo zarfi i fleteve te pavlefshme eshte zhdukur nga kutia.