Ngec Parlamenti. Mazhoranca e vetme nuk arrin dot kuorumin
Mazhoranca parlamentare po gjendet ne veshtiresi per sa i perket funksionimit normal te komisioneve parlamentare si rezultat i mungeses se opozites ne keto struktura. Si rrjedhoje e bojkotit te opozites pas zgjedhjeve lokale te 8 majit puna me draftimin e legjislacionit neper komisione po vijon ndonese me veshtiresi dhe vonesa. Kjo per shkak se mungesa e deputeteve te opozites veshtireson punen e deputeteve te mazhorances per te gjetur kuorumin e duhur qe i duhet nje komisioni parlamentar per te miratuar ose rrezuar ligjet e ndryshme qe vijne ne forme drafti ne keto komisione. Situata behet e veshtire ne rast se nje nga deputetet e mazhorances ne keto komisione mungon per arsye te ndryshme ne mbledhjen e komisionit. Per te plotesuar kuorumin ne menyre qe te behet e mundur nisja e punes ne komision dhe me pas per te marre vendimet perdoren anetaret zevendesues te mazhorances te cilet zakonisht jane dy per cdo komision. Por situata veshtiresohet kur dy ose me shume komisione paralele kane ne te njejten ore mbledhje dhe per pasoje funksionimi i komisioneve me deputete zevendesues eshte i veshtire per shkak se deputetet mund te jene anetare kryesore ne komisionet e tjera parlamentare. Kjo situate ndodhi dje paradite ne Kuvend kur kryetarit te Komisionit per Veprimtarine Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin Jemin Gjanes iu desh te qendronte per afro nje ore per te plotesuar numrin e duhur te deputeteve te cilet do te shqyrtonin rendin e dites se komisionit. Kjo per shkak se po ne te njejten ore me kete komision ishte duke u zhvilluar edhe Komisioni per Sigurine Kombetare i cili kishte nevoje per deputetet zevendesues per shkak se nuk arrinte dot te plotesonte kuorumin e caktuar per te miratuar draftet qe kishte ne rendin e dites. Kjo situate ne Kryesine e Kuvendit ka filluar dhe perseritet ne menyre te vazhdueshme dhe per kete arsye vihet re ngadalesim i punes neper komisione. Kjo situate pritet te normalizohet ne momentin kur opozita te nderprese bojkotin e tij parlamentar. Por mesa duket kjo kohe do te jete e larget per vete faktin se ne asamblene e fundit te tyre socialistet vendosen qe bojkoti parlamentar te vazhdoje per aq kohe sa mazhoranca sipas tyre te heqe dore nga qendrimi per te grabitur mandatin e Tiranes. Por duket se kjo ceshtje nuk do te zgjidhet deri ne nisjen e sesionit te ri parlamentar duke qene se ne fund te muajit korrik ky sesion do te mbyllet. Me fillimin e muajit shtator do te behet edhe me e qarte situata politike per sa i perket bojkotit parlamentar. Nga ana tjeter brenda radheve te PS-se nuk kane munguar zerat te cilat kane kerkuar nderprerjen e bojkotit parlamentar dhe fillimin e aktiviteteve normale parlamentare nga deputetet e PS-se. Brenda grupit parlamentar te PS-se deputetet Kastriot Islami dhe Andis Harasani nuk i jane bindur qendrimit te grupit parlamentar te PS-se per bojkotimin e Kuvendit. Ne kete kuader ata marrin pjese ne cdo veprimtari te Kuvendit te Shqiperise ku me kryesoret jane pjesemarrja ne komisionet parlamentare dhe ne seancat plenare qe zhvillohen. Kerkesat per nderprerjen e bojkotit kane ardhur edhe nga nderkombetaret te cilet ne menyre te vazhdueshme kane kerkuar qe te ndalet bojkotoi i Parlamentit. Ndalja e bojkotit dhe nga ana tjeter pjesemarrja aktive e PS-se ne Kuvend mund te sjelle edhe miratimin e legjislacionit me 84 vota qe kerkohet nga Shqiperia per kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat ne BE.