Turqia nuk do të heqë dorë nga e drejta mbi Qipron
Zëvendëskryeministri turk Cemil Çiçek e bëri këtë deklaratë në Qipron Veriore me rastin e 35-vjetorit të pushtimit të kësaj pjese nga Turqia, pas një grushti të shkurtër shteti të inkurajuar nga Greqia.
Turqia e justifikoi ndërhyrjen ushtarake me statusin e saj si fuqi garantuese, pasi Qipro fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe me nënshkrimin e një traktati me Londrën dhe Athinën në vitin 1960.
Të drejtat si fuqi garantuese, që efektivisht nënkupton që të tre vendet Britania e Madhe, Turqia dhe Greqia mund të ndërhyjnë për të rivendosur rendin kushtetues, janë çështjet kryesore në procesin e ngadaltë të bisedimeve të paqes ndërmjet komuniteteve turke dhe greke të ishullit të ndarë.
Qipriotët grekë këmbëngulin në shfuqizimin e të drejtave të fuqive garantuese, por kjo ide kundërshtohet nga përfaqësuesit turq.