Astronomi amator zbulon kometën që godet Jupiterin
Programuesi 44-vjeçar i programeve kompjuterike, Anthony Wesley, arriti të fotografonte me teleskopin e tij 37-centimetërsh, që e ka montuar në kopshtin e shtëpisë së tij, imazhe në zonën e impaktit të një komete apo asteroidi me madhësinë e Tokës, që u përplas me Jupiterin.
"U desh kohë që të kuptoja se një njollë e zezë që shfaqej përtej reve të Jupiterit në të vërtetë ishte vendi i një përplasjeje... i pari që shihet nga astronomët që prej kohës kur kometa Shoemaker-Levy 9 u përplas 15 vjet më parë me Jupiterin nga data 16 deri në 22 korrik të vitit 1994", shkruan Wesley në faqen e tij të internetit.
"Ishte ora 2 e mëngjesit dhe u dërgova mesazhe të gjithë personave të njohur dhe veçanërisht astronomëve profesionistë që zotërojnë instrumente të posaçëm".
Zbulimi i tij u konfirmua nga NASA duke përdorur një teleskop të fuqishëm me rreze infra të kuqe në Havai dhe tërhoqi vëmendjen e shumë astronomëve në të gjithë botën. Imazhet tregojnë zonën e përplasjes, një njollë e zezë tepër e madhe pranë polit jugor të planetit, dhe rrezet infra të kuqe mundësojnë dallimin e gazrave dhe gërryerjen e tokës.
Shkencëtarët e NASA-s i kanë filluar punën për të studiuar imazhet dhe kryerjen e vëzhgimeve të tjera.
Astronomi i NASA-s, Glenn Orton, i cili u caktua për të drejtuar studimin lidhur me këtë përplasje, deklaroi se është interesant fakti se zbulimi ndodhi pikërisht dje në përvjetorin e 40-të të uljes për herë të parë të njeriut në Hënë dhe përplasjes së kometës Shoemaker-Levy 9 në sipërfaqen e Jupiterit.